DO TË ARRESTOHEN TË GJITHË ATA QË DHUNOJNË VOTËN

DO TË ARRESTOHEN TË GJITHË ATA QË DHUNOJNË VOTËN

Në tryezën e mbajtur në Gjakovë, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se qëllimi i kësaj tryeze është ngritja e debatit  dhe sensibilizimi i të gjithë akterëve, partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.

Musliu tha se roli proaktiv  që është bërë sivjet me iniciativë të Kryeprokurorit të Shtetit i cili ak aktivizuar institucionet e drejtësisë  në parandalimin dhe luftimin e veprave penale kundër të drejtave të votimit ka dalë si rekomandim i raportit të IKD-së të publikuar vitin e kaluar “Krimi i organizuar në zgjedhje: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve”.