Dënohet Ramadan Muja me 2 vjet burgim me kusht

Dënohet Ramadan Muja me 2 vjet burgim me kusht

Ramadan Muja është dënuar me 2 vite burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 3 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 30 muaj, njofton EULEX.
Sadik Paçarizi u dënua me 8 muaj burgim, Avni Ademaj me 5 muaj ,Kadri Ukimeri me 8 muaj Abdullah Tejeci me një muaj dhe Minir Krasniqi u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim.