DEMOKRACIA NË VEPRIM VËREN DISA PARREGULLSI

DEMOKRACIA NË VEPRIM VËREN DISA PARREGULLSI

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” i ka paraqitur disa parregullsi të cilat vëzhguesit e këtyre organizatave i kanë vërejtur deri më tani. Sipas tyre të dhënat nga terreni tregojnë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në të gjithë vendin në përjashtim të vendvotimit 1908e në Prishtinë, i cili është hapur me një orë vonesë, si dhe në disa qendra tjera që është raportuar se janë hapur me 15-20 min vonesë.