Qeveria e Kosovës, gjatë muajit janar 2024 mbajti shtatë mbledhje dhe mori 33 vendime. Ajo miratoi Programin Legjislativ për vitin 2024 në të cilin program deri në fund të këtij viti ka planifikuar miratimin e 102 projektligjeve. Qeveria e Kosovës, në agjendën legjislative për muajin janar 2024, nuk ka planifikuar për miratim asnjë projektligj. Ajo…
Prishtinë, 25 janar 2024 – Instituti i Kosovës (IKD) ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamentin për Çështje Administrative padi për inicim të konfliktit administrativ kundër Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës. Përmes padisë, IKD ka kërkuar nga gjykata anulimin e Vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit – Komunës së Prishtinës nr. 01-20/04-236518/23, i datës…
Prishtinë, 25 janar 2024 – Të enjten, Instituti i Kosovës (IKD) për Drejtësi dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit për avancimin e pozitës dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të personave LGBTIQ+ në Kosovë. Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua nga z. Ehat Miftaraj, Drejtor…
Prishtinë, 20 janar 2024: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj vendimit të kundërligjshëm të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës Komunale në Zonën Kadastrale në Çagllavicë me pronat e dy personave fizik në Zonën Kadastrale Zllatar, të cilit vendim i ka paraprirë propozimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës. Vendimi i nxjerrë…
Prishtinë, 18 janar 2024 – Në kuadër të Programit Qeverisja e Mirë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) të enjten është mbajtur trajnimi i radhës për studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së. Trajnimi u përqendrua tek informimi i studentëve lidhur me mbikëqyrjen parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Studentët janë njoftuar me instrumentet që deputetët…
Prishtinë, 12 Janar 2024: Organizatat jo-qeveritare të poshtëshënuara ftojnë Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencinë për Privatësi dhe Informacion që në pajtim me obligimet që dalin nga legjislacioni i aplikueshëm të hapin të dhënat që kanë të bëjnë me Fondin e Sigurisë, duke deklasifikuar këto informata. Përmes vendimit nr.12/2022, ish-drejtori i Thesarit të…
Prishtinë, 10 Janar 2024: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të NED dhe RBF të mërkurën ka publikuar analizën “Kosova pa Strategji kundër Korrupsion (Dështimi i Qeverisë për miratimin e Strategjisë kundër Korrupsion dhe Komentet e IKD-së lidhur me Draft Strategjinë kundër Korrupsion). Luftimi i korrupsionit ka qenë njëra prej premtimeve kryesore me të cilat…
Prishtinë, 20 dhjetor 2023 – Komisioni i Venecias, në opinionin e publikuar me 18 dhjetor 2023 për Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), nuk i ka mbështetur ndryshimet e reja sa i përket rritjes së përkohshme të numrit të anëtarëve në KPK në 19 anëtarë deri në janar të vitit 2026, ndryshime këto…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po merr pjesë në Konferencën e Shteteve Palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, që po mbahet në Atlanta, Georgia, të SHBA-ve nga 11-15 dhjetor 2023. Në këtë konferencë IKD po përfaqësohet nga znj. Arrita Rezniqi, menaxhere e programit dhe koordinatore e Qendrës për Ndihmë Juridike falas…
Prishtinë, 11 dhjetor 2023 – Qytetarët të cilët paraqiten pranë Departamentit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, me qëllim që të aplikojnë në skemën e familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile, ndër dokumentet e listuara për t’u dorëzuar me aplikimin e tyre,…
Prishtinë, 9 dhjetor 2023: Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, sot ka përfunduar Java Kundër Korrupsionit 2023. Me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”, Instituti i Kosovës për Drejtësisë, Iniciativa për Progres dhe Lëvizja Fol organizuan Javën kundër Korrupsion, aktivitet ky tanimë tradicional i koalicionit të organizatave të shoqërisë civile. Kjo javë u mbajt nga data 5 deri më…
Prishtinë, 9 Dhjetor 2023: Në kuadër të Javës kundër Korrupsionit, IKD sot ka publikuar raportin “Auditimi jofinanciar nga ZKA: Ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”. Në këtë raport, IKD ka gjetur se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka tejkaluar kompetencat e veta dhe ka ndërhyrë në drejtësi përmes publikimit të raportit që ka për objekt vlerësimin e trajtimit të rasteve…