Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të martën ka mbajtur konferencë për media në zyrat e saj, ku ka publikuar raportin e radhës të titulluar “Në kërkim të rrugës për luftimin e korrupsionit: Në mes dy zjarreve, persekutimit dhe dështimit”. Ky raport është përpiluar si rezultat i monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm prej hyrjes në fuqi (më 4 nëntor 2013) të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit. Në vazhdim gjeni një përmbledhje ekzekutive të gjetjeve të raportit rreth rezultateve në luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Prishtinë, 25 qershor 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të enjten, ka mbajtur tryezën “Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit”, e cila ka shërbyer për të diskutuar zbatimin e këtij Plani të Veprimit, prej…
Prishtinë, 08 prill 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të mërkurën, ka mbajtur tryezën “Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit”, e cila ka shërbyer për të diskutuar zbatimin e këtij Plani të Veprimit, prej…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të premten, ka mbajtur tryezën “Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit”, e cila ka shërbyer për të diskutuar zbatimin e këtij Plani të Veprimit, prej hyrjes në fuqi më 4 nëntor 2013 deri më 30 shtator 2014.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim rreth dështimit të vazhdueshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore (PTh) dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për të mbajtur përgjegjës të gjithë shkelësit e ligjit brenda sistemit prokurorial, që kanë dështuar të përmbushin detyrimet ligjore, duke zvarritur zgjidhjen e rasteve të korrupsionit.
3 nëntor 2014 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim rreth mungesës së vullnetit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të zbatuar mandatin e tij në krijimin e politikave adekuate kriminale për të mbikëqyrur zbatimin e luftimit të korrupsionit në Kosovë. IKD në raportin e fundit “Korrupsioni në Kosovë 2:…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të premten, ka mbajtur tryezën “Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit”, e cila ka shërbyer për të diskutuar zbatimi i këtij Plani të Veprimit, i cili ka përfunduar me 30 qershor 2014.
Gjatë kësaj periudhe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të zbatojë projektin e monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të Planit të Veprimit lidhur me rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit. Ky projekt mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë, ndërkaq udhëhiqet nga bashkë-autorët e shumë raporteve analitike, të cilat kanë trajtuar…
Prishtinë, 5 prill 2012 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësimin në lidhje me dështimin e mekanizmave të kontrollit të cilësisë të prokurorëve dhe prokurorive të Republikës së Kosovës. Si rrjedhojë e këtij dështimi, sistemi prokurorial në Kosovë vazhdon të mbetet jo-efikas, ku kemi mungesë të llogaridhënies, punë jo-profesionale, dhe rezultate të dështuara…
16 janar 2012 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur sot konferencë për media ku është publikuar raporti “Falja në Kosovë: Analizë e zbatimit të institutit të faljes dhe lirimit me kusht”. Raporti vjen si rezultat i punës disamujore kërkimore, përfshirë këtu ekzaminimin e kornizës ligjore, analizimin e praktikave të faljes dhe lirimit…
Prishtinë, 26 tetor 2011 – Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, tanimë vepron me strukturë të re organizative. Centralizimi i kësaj drejtorie ka ndikuar shumë në shmangien e procedurave të gjata të raportimit dhe baza hierarkike është thjeshtësuar dukshëm. Centralizimi si anë të ndritur të medaljes ka edhe koncentrimin…