Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Gjykatën Supreme

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Gjykatën Supreme

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Gjykatën Supreme

Prishtinë, 20 nëntor 2026 – Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) kanë vizituar të premten Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, ku janë pritur nga kryetari i kësaj gjykate Fejzullah Rexhepi dhe gjyqtari Agim Maliqi.

Gjatë vizitës, studentët janë njoftuar me funksionin e Gjykatës Supreme, rolin e saj në unifikimin e praktikës gjyqësore, forcimin e sigurisë juridike dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Kryetari Rexhepi ka shpjeguar gjithashtu kompetencat e kësaj gjykate lidhur me nxjerrjen e mendimeve juridike, qëndrimeve parimore dhe udhëzuesve për unifikimin e praktikës gjyqësore.

Në kuadër të një diskutimi të hapur, studentët patën mundësinë t’u parashtrojnë pyetje kryetarit Rexhepi dhe gjyqtarit Maliqi edhe lidhur me kompetencat dhe punën e Gjykatës Supreme, si dhe çështje të tjera me interes për përgatitjen e tyre profesionale. Gjatë diskutimit u theksua edhe rëndësia e etikës profesionale, arsyetimit juridik dhe përgatitjes praktike për juristët e rinj.

Studentët gjatë kësaj vizite, patën mundësi të njihen edhe me hapësirat e Gjykatës Supreme, përfshirë sallën e gjykimeve dhe Muzeun e Gjyqësorit.

Kjo vizitë është realizuar me qëllim të ofrimit të përvojës praktike për studentët pjesëmarrës të Klinikës Ligjore të IKD-së dhe ngritjes së njohurive të tyre profesionale për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Krahas vizitave studimore, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD-së ndjekin programin trajnues për ngritjen e njohurive profesionale, angazhohen në procesin e monitorimit dhe marrin pjesë drejtpërdrejt në punën e Qendrës për Ndihmë Juridike Falas të IKD-së për ofrimin e ndihmës juridike.