Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së trajnohen lidhur me ciklin e planifikimit dhe miratimit të Politikave Qeveritare

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së trajnohen lidhur me ciklin e planifikimit dhe miratimit të Politikave Qeveritare

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së trajnohen lidhur me ciklin e planifikimit dhe miratimit të Politikave Qeveritare

Prishtinë, 7 tetor 2022 – Në kuadër të Programit Qeverisja e Mirë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) të premten është mbajtur trajnimi i radhës për studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së.

Ky trajnim përfshiu informimin e studentëve me procesin e politikbërjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, bazën ligjore, politikat që miraton Qeveria dhe procesin e hartimit dhe miratimit të këtyre politikave.

Studentët janë njoftuar me një politikë specifike siç është Strategjia për Sundimin e Ligjit nga z. Qemajl Marmullakaj dhe z. Naim Jakaj. Kështu, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që në mënyrë praktike të informohen me gjithë procedurën e hartimit të një politike siç është strategjia e sundimit të ligjit, nga fillimi deri në miratimin e saj nga Qeveria e Kosovës.

Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të mbështetjes nga ana e Rockefeller Brothers Fund dhe zhvillohet në kuadër të programit të Klinikës Ligjore të Qendrës për Edukim Profesional të IKD-së që financohet nga UNMIK.

Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD-së, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si procesi i monitorimit të seancave gjyqësore, vizitat nëpër institucione të ndryshme shtetërore dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.