Nr. prokurimit: 005/2018
28 Shtator 2018
Kërkesë për ofertë
Përkthimi nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe i dokumenteve ligjore që ndërlidhen me të drejtat e të pandehurve në procedura penale
- Informata të përgjithshme
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ju fton që të paraqisni ofertë për përkthim nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe i dokumenteve ligjore që ndërlidhen me të drejtat e të pandehurve në procedura penale
Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës
Qëllimi i kësaj kërkesë për ofertë është kontraktimi i një kompanie, e cila do të ofroj shërbime të përkthimit nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe nga gjuha angleze në gjuhën serbe, sipas kërkesës së organizatës IKD.
2. Sasia apo fushëveprimi i kontratës
Artikulli | Përshkrimi | Njësia | Sasia |
1 | Përkthim për faqe A4 nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe serbe | Fjalë | 19,315×2 |
2 | Përkthim për faqe A4 nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe serbe | Fjalë | 21,704 x2 |
3 | Përkthim për faqe A4 nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe serbe | Fjalë | 20,114 x2 |
4 | Përkthim për faqe A4 nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe serbe | Fjalë | 15,227 x2 |
5 | Përkthim për faqe A4 nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe serbe | Fjalë | 17,830 x2 |
6 | Përkthim për faqe A4 nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe serbe | Fjalë | 18,461 x2 |
Total | Përkthim për faqe A4 nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe serbe | Fjalë | 112,651×2
= 225,632 |
3. Vlerësimi i ofertës
Ofertat do të vlerësohet sipas këtyre kritereve:
Vlerësimi | Komponenta e vlerësimit |
30% | Koha e realizimit – Përkthimi të përfundohet para datës 30 Tetor 2018 |
30% | Përshtatshmëria Profesionale dhe kapaciteti teknik dhe profesional |
25% | Oferta financiare |
15% | Portfolio e produkteve paraprake, duke përfshirë referencat |
4. Kërkesat për përshtatshmëri profesionale dhe kapaciteti teknik profesional
- Kompania duhet të jetë e regjistruar në regjistrin profesional/komercial në Republikën e Kosovës;
- Ceritfikata e TVSH-së
- Certifikata e numrit fiskal
- Një listë të shërbimeve të realizuara në (tri) vitet e fundit (Portfolio e produketeve paraprake) të përcjella me referenca apo raporte të pranimit të shërbimeve
- Ofertuesit duhet të kenë së paku një (1) përkthyes permanent për përkthime të shkruara nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe nga gjuha angleze në gjuhëns serbe
5. Dokumentet që duhet dorëzuar
- Certifikata e regjistrimit të biznesit
- Certifikata e TVSH-së
- Certifikata e numrit fiskal
- Oferta financiare duke përfshirë TVSH-në si të vecantë
- Portfolio e produkteve paraprake, së bashku me referenca apo raporte të pranimit të shërbimeve
- Ofertuesi duhet të dorëzoj këto dëshmi për përkthyesin: Diplomën Universitare ose vërtetimin për kualifikim si përkthyes gjyqësor dhe një CV
- Deklaratë nën betim se kompania është në gjendje të përfundoj shërbimet e përkthimit para datës 30 tetor 2018.
6. Afati për dorëzimin e ofertave
Ofertat duhet të dorëzohen deri më 05 tetor 2018, ora 12:00. Ofertat mund të dërgohen përmes e-mail adresës info@kli-ks.org, ose të dorëzohen fizikisht në zyrën në Prishtinë në rr. Rrustem Statovci, Hyrja 1, Nr.1.