Pozita: tre (3) juristë hulumtues
Statusi: Me orar të plotë
Vendi i punës: Prishtinë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është organizatë e pavarur joqeveritare dhe jofitimprurëse, e specializuar në fushën e drejtësisë, me qëllim kryesor avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë. IKD është në kërkim të juristëve hulumtues, të cilët do të japin kontributin e tyre në misionin e organizatës.
Detyrat e punës:
- Të hulumtojë dhe të shkruajë, në mënyrë të pavarur apo në bashkëpunim, raporte dhe artikuj në tema të hulumtimit të përshtatshme për misionin e organizatës.
- Të asistojë kolegët tjerë në publikim të raporteve dhe artikujve, përfshirë recensimin ose redaktimin e shkrimeve të tyre.
- Të kryejë analiza të hollësishme të politikave, ligjeve dhe analiza tjera juridike, në bashkëpunim me stafin e organizatës, për të dhënë rekomandime konkrete për avancimin e sundimit të ligjit.
- Të përfaqësojë organizatën, sipas nevojave dhe brenda kompetencës, në media apo në ngjarje të caktuara, tryeza, konferenca dhe pranë institucioneve shtetërore dhe institucioneve tjera.
- Të ndihmojë stafin në zbatimin e aktiviteteve të projekteve.
- Të kryejë punë tjera në përputhje me misionin e IKD, sipas kërkesës së Drejtorit Ekzekutiv.
Kushtet për të aplikuar:
- Të jenë juristë të diplomuar (Bachelor).
- Të kenë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, sidomos në të shkruar.
- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese dhe analitike.
- Të kenë aftësi për të ndërmarrë iniciativa që ndërlidhen me misionin e organizatës dhe të punojnë nën presion të kohës.
- Të kenë aftësi të punojnë në një ambient sfidues dhe dinamik të punës, në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Dërgoni CV-në tuaj (maks. dy faqe) dhe një letër motivuese në gjuhën angleze (maks. 600 fjalë), në e-mailin punesim@kli-ks.org, me titull (subjekt): “Jurist hulumtues në IKD – Dhjetor 2021.” Në letrën motivuese rekomandohet (ie, nuk është obligative) të shkruani për ndonjërën apo disa nga këto aspekte: përse dëshironi të punoni në IKD; cilat vlerësoni se janë fushat kyçe të cilat IKD duhet t’i trajtojë gjatë misionit të saj; cili do mund të ishte kontributi juaj në IKD; cilat aftësi tuaja dhe përvoja të mëparshme ju bëjnë të përshtatshëm për të punuar në IKD; dhe si do të ndërlidhej puna juaj në IKD me planet tuaja profesionale për të ardhmen.
Afati i fundit për aplikim është 19 dhjetor 2021, ora 23:59.
Procesi i përzgjedhjes së aplikuesve të suksesshëm do të zhvillohet si vijon:
1) Kandidatët të cilët përmbushin kushtet formale do të kontaktohen pas mbylljes së konkursit (pas datës 19 dhjetor), ku do të kenë mundësinë të përzgjedhin një temë hulumtuese (nga lista e ofruar nga ne) për të shkruar një ese të shkurtër (mes 1000-1500 fjalë, pa llogaritur fusnotat);
2) Kandidatët që dëshmojnë aftësitë hulumtuese dhe analitike në esenë e tyre, do të ftohen në fazën finale për intervistë me gojë. Tre kandidatët meritorë do të përzgjidhen nga paneli i përbërë nga Drejtori Ekzekutiv dhe dy hulumtues të lartë.
Për çdo paqartësi eventuale apo informacione tjera na kontaktoni në e-mailin e mësipërm.