Prishtinë, 27 qershor 2025 – Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) janë duke mbajtur një trajnim me temën “Dhuna Digjitale me Bazë Gjinore” me organizatat e shoqërisë civile në Prishtinë.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit po diskutojnë format e dhunës me bazë gjinore në hapësirën digjitale, kuadrin ligjor përkatës, sigurinë online dhe strategjitë për mbështetjen e viktimave.
Qëllimi i këtij trajnimi është fuqizimi i organizatave joqeveritare për të adresuar dhe parandaluar dhunën digjitale, duke ofruar mjete praktike dhe qasje të ndjeshme ndaj traumës.
Kjo nismë po realizohet në partneritet mes East West Management Institute, Rrjetit të Grave të Kosovës dhe Institutit të Kosovës për Drejtësi.
***
Pristina, June 27, 2025 – The Kosovo Women’s Network (KWN) and the Kosovo Law Institute (KLI) are holding a training on the topic “Gender-Based Digital Violence” with civil society organizations in Prishtina.
During the training, participants are discussing forms of gender-based violence in digital spaces, the relevant legal framework, online safety, and strategies for supporting victims.
The aim of this training is to empower non-governmental organizations to address and prevent digital violence by providing practical tools and trauma-informed approaches.
This initiative is being implemented in partnership between the East West Management Institute, the Kosovo Women’s Network, and the Kosovo Law Institute.