LLOJI: ANALIZË DATA E PUBLIKIMIT: DHJETOR, 2015 AUTORËT: EHAT MIFTARAJ DHE BETIM MUSLIU VENDI I PUBLIKIMIT: PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS MBESHTETUR NGA: AMBASADA BRITANIKE NË KOSOVË
Prishtinë, 10 dhjetor 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të enjten, ka mbajtur tryezën me temën “Lufta kundër korrupsionit në Kosovë: Dështimet dhe progresi”, në të cilën u publikua edhe raporti i IKD-së “Luftimi i korrupsionit në Kosovë, prioritet në letër” raport vlerësues gjithëpërfshirës mbi efikasitetin e sistemit prokurorial dhe sistemin gjyqësor në trajtimin e rasteve të korrupsionit.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të premten, ka mbajtur tryezën “Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit”, e cila ka shërbyer për të diskutuar zbatimin e këtij Plani të Veprimit, prej hyrjes në fuqi më 4 nëntor 2013 deri më 30 shtator 2014.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim rreth dështimit të vazhdueshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore (PTh) dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për të mbajtur përgjegjës të gjithë shkelësit e ligjit brenda sistemit prokurorial, që kanë dështuar të përmbushin detyrimet ligjore, duke zvarritur zgjidhjen e rasteve të korrupsionit.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të premten, ka mbajtur tryezën “Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit”, e cila ka shërbyer për të diskutuar zbatimi i këtij Plani të Veprimit, i cili ka përfunduar me 30 qershor 2014.