Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) gjatë monitorimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka gjetur se edhe gjatë muajit dhjetor të vitit 2016, të dy Këshillat gjatë ushtrimit të funksioneve dhe veprimtarive të tyre, kanë marr vendime që bien në kundërshtim me ligjet bazike që rregullojnë sistemin prokurorial dhe vendime që ndërtojnë praktika të këqija lidhur me procesin e emërimit të Kryetarëve të Gjykatave apo Gjykatësve Mbikëqyrës.