Prishtinë, 22 nëntor 2024 – Studentët e Klinikës Ligjore gjatë kësaj jave, në mesin e aktiviteteve të zhvilluara, për dy ditë me radhë janë trajnuar në analizën e të dhënave.
Në dy ditët e trajnimit lidhur me analizimin e të dhënave, studentet janë trajtuar tema: Analiza Deskriptive.
Në mesin e shumë temave që lidhen me analizën descriptive, gjatë trajnimit studentët kanë pasur mundësi të mësojnë për matjen dhe analizën sasiore e dukurive të ndryshme në kuadër të sistemit juridik dhe për mbledhjen, organizimin, përmbledhjen dhe prezantimin e veçorive kryesore të të dhënave juridike.
Ky është grupi i dytë me radhë i studentëve të Klinikës Ligjore të cilët në korrikulen e programit trajnues 15 javorë do të aftësohen në analizën e të dhënave në drejtësi.
Pas përfundimit të programit, studentet e këtij grupi pritet të jenë të aftësuar në analizën e të dhënave të sistemit të drejtësisë dhe të jenë mbështetje e fortë për departamentet e statistikave të Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për të analizuar të dhënat e drejtësisë dhe adresimin e sfidave sistematike brenda këtij sistemi.
Ky aktivitet është bërë i mundur nga mbështetja e Aktivitetit të USAID-it për Drejtësi.