Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Gjykatën Supreme

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Gjykatën Supreme

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Gjykatën Supreme

Prishtinë, 1 nëntor 2024 – Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të shoqëruar nga hulumtuesi i lartë në IKD, Astrit Kolaj, kanë vizituar Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, ku janë pritur nga kryetari i kësaj gjykate, Fejzullah Rexhepi dhe gjyqtari Afrim Shala.

Kryetari i Gjykatës, z. Rexhepi fillimisht u ka prezantuar studentëve ambientet e Gjykatës Supreme, duke filluar nga shkrimorja, salla e gjykimit, si dhe zyrën e tij. Po ashtu, studentët, lidhur me aspektin administrativ janë njoftuar për rolin dhe punën e shkrimores të kësaj gjykate.

Në fund të vizitës, Kryetari Rexhepi dhe gjyqtari Shala i ka pritur studentët për një diskutim të hapur, ku të njëjtit patën mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me kompetencat, punën, sfidat e kësaj gjykate, si dhe lidhur me trajtimin e lëndëve.

Kjo vizitë është realizuar me qëllim të ofrimit të qasjes praktike për studentët e rinj, pjesëmarrës të Klinikës Ligjore të IKD-së dhe ngritjen e njohurive profesionale për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD-së, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si programi trajnues, i cili ka për qëllim ngritjen e njohurive profesionale të studentëve të rinj, pastaj procesi i monitorimit dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.