Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Prishtinë, 21 tetor 2024 – Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), sot, të shoqëruar nga nga Hulumtuesi i Lartë në IKD, Astrit Kolaj, kanë vizituar Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP).

Ata janë pritur nga Komisionerja e AIP-së, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku dhe udhëheqja e Divizionit të Shqyrtimit të Ankesave për Qasje në Dokumente Publike, Arbrie Hiseni.

Komisionerja e AIP-së i ka informuar studentët mbi rolin qw  AIP ka përkitazi me zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, si dhe atë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Po ashtu, gjatë këtij bashkëbisedimi, Komisionerja ka njoftuar studentët edhe me raste nga praktika të cilat i kanë trajtuar, si dhe i ka inkurajuar ata që të raportojnë rastet kur atyre iu cenohen të drejtat. Po ashtu, ajo ka folur për rëndësinë e qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjes së të dhënave personale, duke i vlerësuar si thelbësore për ruajtjen e transparencës dhe llogaridhënies në një shoqëri demokratike.

Në anën tjetër, studentët patën mundësi që t’i parashtrojnë pyetje Komisioneres lidhur me procedura të caktuara dhe çështje të tjera aktuale përkitazi me mbrojtjen e privatësisë dhe qasjes në dokumente publike.

Kjo vizitë është realizuar me qëllim të ofrimit të qasjes praktike për studentët e rinj, pjesëmarrës të Klinikës Ligjore të IKD-së dhe ngritjen e njohurive profesionale për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD-së, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si programi trajnues, i cili ka për qëllim ngritjen e njohurive profesionale të studentëve të rinj, pastaj procesi i monitorimit dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.