Sistemi i drejtësisë në Kosovë

Sistemi i drejtësisë në Kosovë

Në një debat të organizuar nga “Forum 2015” në Prishtinë, Betim Musliu, nga Instituti për Drejtësi tha se barra i bie sistemit të drejtësisë, pasi sipas tij ai është sistem në të cilin duhet të adresohen të gjitha shkeljet e mundshme, të cilat më pas duhet të ndëshkohen.

 

“Askujt këtu, po më parë as politikës në Kosovë, nuk i ka leverdisur fare që të ketë sistem të fuqishëm të drejtësisë, që është funksional dhe sistem i cili e adreson si duhet cilëndo shkelje që ndodh. UNMIK-u në vazhdimësi bashkë me qeverisjen vendore e kanë anashkaluar sistemin e drejtësisë, e kanë lënë kështu siç është edhe sot dhe kjo i ka mundësuar politikës që në vazhdimësi të mos përmbahet me të gjitha shkeljet të cilat i ka bërë në vazhdimësi. Kjo ka qenë e qëllimshme dhe vazhdon të jetë e qëllimshme edhe sot”, deklaroi Musliu.