Promo: Stop torturës dhe keqtrajtimit të personave të arrestuar dhe dënuar (video)

Promo: Stop torturës dhe keqtrajtimit të personave të arrestuar dhe dënuar (video)

Promo: Stop torturës dhe keqtrajtimit të personave të arrestuar dhe dënuar (video)

E drejta e lirisë dhe sigurisë është e garantuar më Kushtetutë në Kosovë.  Liria është epiqendra e të qenurit qenie njerëzore dhe është e drejtë themelore e njeriut.

Privimi nga liria duhet të bëhet vetëm në bazë të ligjit dhe në mënyrë të arsyetuar. Çdo i arrestuar apo i dënuar meriton një proces të drejtë,  të bazuar në ligj, fakte dhe procedurë.

Personat në paraburgim apo vuajtje të dënimit meritojnë dhe duhet t’iu sigurohet trajtim njerëzor dhe kushte adekuate që nuk cenojnë integritetin dhe dinjitetin njerëzor.

Çdo i paraburgosur nga momenti i arrestimit, ndër të tjera ka të drejtën:

  • për qasje në avokat;
  • kontakt me anëtarë të familjes;
  • sipas nevojës, t’i sigurohet përthyesi dhe interpreti;
  • sipas kërkesës, të ekzaminohet nga një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur pas arrestimit dhe në çdo fazë tjetër;
  • për qasje në mjete juridike efektive.

Këto të drejta janë masë siguruese kundër keqtrajtimit dhe torturës në stacione policore dhe burgje.

Mohimi i këtyre të drejtave, cenon dhe kufizon të drejtat dhe liritë e garantuara me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Kosova nuk e ka të kriminalizuar keqtrajtimin policor në pajtim më konventat dhe standardet ndërkombëtare.  Keqtrajtimi dhe tortura në stacione policore dhe burgje cenon vlerat bazë të një shoqërie demokratike.

Ndalimi i torturës dhe keqtrajtimit duhet të filloj përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në Polici dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Shteti obligohet të bëjë hetim, ndjekje dhe gjykim të pavarur dhe të paanshëm të kryesve të veprave penale të torturës dhe keqtrajtimit.

Shteti në mënyrë proaktive parandalon torturën dhe keqtrajtimin duke siguruar:

  • Avokat mbrojtës që nga arrestimi e deri në përfundim të procedurës penale;
  • Audio dhe video incizimet gjatë marrjes në pyetje të të pandehuri;
  • Qasje të lehtë dhe efektive në mjete juridike;
  • Mekanizma lehtë të qasshëm dhe adekuat të parashtrimit të ankesave dhe kërkesave.

Stop torturës, Stop keqtrajtimit, Po respektimit të integritetit dhe dinjitetit të personave të arrestuar dhe dënuar.

                                                                                                                                                                                       – # –
Kjo promo është përgatitur në kuadër të projektit “Avancimi i të drejtave procedurale penale në Kosovë”, përmes të cilit është formuar LEAP Kosova, projekt ky i është mbështetur nga Ambasada Holandeze në Kosovë.
Paneli i Ekspertëve Ligjor/Legal Expert Advisory Panel (apo LEAP) është rrjeti i ekspertëve Evropian për “Gjykime të Drejta”(“Fair Trials”) në drejtësinë penale dhe drejtat e njeriut e cila punon për të promovuar të drejtat e gjykimit të drejtë në Evropë. LEAP aktualisht ka rreth 200 anëtarë organizativë, me përfaqësues nga firmat ligjore, OSHC-të dhe institucionet akademike, që mbulojnë të 27 shtetet anëtare të BE-së. Kosova që nga viti 2020 është anëtarë e këtij rrejti të ekspertëve dhe aktualisht i ka shtatë anëtarë, e cila udhëhiqet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe mbështetur nga Ambasada Holandeze në Kosovë.