Në një debat të organizuar nga Forum 2015, panelistët kanë shtuar se politikës në Kosovë nuk i ka konvenuar fare që të ketë sistem të fuqishëm dhe funksional të drejtësisë.
Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka theksuar se barra kryesore i bie sistemit të drejtësisë, pasi sipas tij ai është sistem në të cilin duhet të adresohen të gjitha shkeljet e mundshme të cilat më pas duhet tëndëshkohen.
Ai ka thekuar se UNMIK-u në vazhdimësi bashkë me qeverisjen vendore e kanë anashkaluar sistemin e drejtësisë.
“Askujt këtu po më pas as politikës në Kosovë nuk i ka konvenuar fare që të ketë sistem të fuqishëm të drejtësisë, që është funksional dhe sistem i cili e adreson si duhet cilëndo shkelje që ndodhë. UNMIK-u në vazhdimësi bashkë me qeverisjen vendore e kanë anashkaluarsistemin e drejtësisë e kanë lënë kështu siç është edhe sot dhe kjo u kamundësuar edhe politikës që në vazhdimësi mos të përmbahen me gjitha ndëshkimet të cilat i kanë bërë në vazhdimësi. Kjo ka qenë e qëlli mshme dhe vazhdon të jetë e qëllimshme edhe sot”, ka theksuar Musliu.
Musliu ka shtuar se tash janë shënuar disa hapa pozitiv që ndërlidhen me ndërtimin e shtetit në Kosovë, duke thënë se prej hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për herë të parë ka pasur ndarje të pushtetit në Kosovë, legjislativ ekzekutiv dhe gjyqësorë.