Çdo keqpërdorim i votës nga personat e pandërgjegjshëm në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të ndiqet me urgjencë nga organet e rendit. Për këtë Këshilli Prokurorial në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, KQZ-në dhe Panelin për Ankesa e Parashtresa ka nisur përgatitjet duke nënshkruar një memorandum.