Instituti i Kosovës për Drejtësi ka mbajtur një takim në Prizren me organet e rendit dhe Prokurorinë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë të veprojnë shpejt në rast të keqpërdorimit të votës. Në tryezë u diskutua për ngritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës, Komisionit Qendror Zgjedhor dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa , në ndërmarrjen e aktiviteteve për luftim të suksesshëm të veprave penale kundër të drejtave të votimit duke përfshirë këtu, edhe parandalimin e këtyre veprave penale që bien ndesh me legjislacionin në fuqi. Si rezultat i këtij memorandumi Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit kanë përpiluar Procedurat Standarde të Veprimit (PSV) për të shtuar efikasitetin e veprimeve për veprat penale kundër të drejtave të votimit.