Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) pasi është vënë në dijeni se anëtari i vet z.Dragan Veljkoviq është kandidat për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Serbisë, ka mbajtur sot takimin e jashtëzakonshëm për të shqyrtuar çështjen e papajtueshmërisë së të qenit anëtar i KGJK-së.
Sidoqoftë, z.Veljkoviq përmes postës elektronike ka pranuar se është kandidat në zgjedhjet e Kuvendit të Serbisë dhe ka ofruar dorëheqjen e tij nga funksioni i anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Andaj, përmes një shkrese, Këshilli njoftoi Kuvendin për dhënien e dorëheqjes së anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z.Dragan Veljkoviq dhe kërkojë inicimin e procedurës për emërimin e anëtarit të ri.