KRYETARI I GJYKATËS SË PRISHTINËS: NË DORË KEMI LËNDË TË MINISTRAVE DHE ISH MINISTRAVE (VIDEO)

KRYETARI I GJYKATËS SË PRISHTINËS: NË DORË KEMI LËNDË TË MINISTRAVE DHE ISH MINISTRAVE (VIDEO)

Duke folur për lëndët e profileve të larta në gjykatë, Ibrahimi ka thënë se ka emra të ministrave dhe ish ministrave, mirëpo sipas tij, numri nuk është i madh aq sa thuhet.

“Kemi disa raste që i referohen natyrës korruptive ku janë emra të ministrave dhe ish ministrave. Ka disa, nuk dua të flas me emra por ka akuza. Numri nuk është aq i madh sa thuhet”, ka thënë ai. Ndërkaq Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar punën e disa gjykatësve, për të cilët siç tha ai, bëjnë gabime trashanike.

“Kemi gjykatës që bëjnë gabime trashanike për të cilat asnjë sekondë nuk do të duhej të qëndronin aty ku janë”, ka thënë Musliu.