200 persona nuk kanë të drejtë të përfshihen në procesin zgjedhor të 2013-tes, kanë bërë të ditur Këshilli Gjyqësor i Kosovës. KGJK i ka dërguar organit të zgjedhjeve një listë prej 200 personash të dënuar apo që janë në proces gjyqësor e që nuk kanë të drejtë të jenë të përfshirë në asnjë mënyrë në procesin zgjedhor. Por, një listë të tillë nuk e ka dërguar akoma Këshilli Prokurorial për personat që janë nën hetime e që sipas KQZ-së llogariten të jenë me mijëra. Ndërkaq ajo që ka mbetur e pa hetuar si duhet është pa hetuar si duhet do të jetë çështja e financimit të partive dhe pazaret e kandidatëve për kryetar komunash me bizneset. Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se “Prokuroria e shtetit dhe KQZ kanë dështuar të hetojnë çështjet më të mëdha kriminale, financimin e partive politike”.
Përderisa partitë politike po vazhdojnë nominimin e kandidatëve për kryetarë komunash, prokuroria nuk ka bërë ndonjë listë për personat e propozuar nëse ndonjë prej tyre është duke u hetuar apo jo për ndonjë vepër penale.