Klinika ligjore e IKD, organizohen trajnime praktike lidhur me mbikëqyrjen parlamentare

Klinika ligjore e IKD, organizohen trajnime praktike lidhur me mbikëqyrjen parlamentare

Klinika ligjore e IKD, organizohen trajnime praktike lidhur me mbikëqyrjen parlamentare

Prishtinë, 25 maj 2023 – Në kuadër të Programit Qeverisja e Mirë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) të enjten është mbajtur trajnimi i radhës për studentët e Klinikës Ligjore të IKD.

Gjatë trajtimin, studentët u informuar lidhur me mbikëqyrjen parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast, studentët janë njoftuar me instrumentet përmes të cilave deputetët mund ta mbikëqyrin Qeverisë dhe organet e pavarura.

Studentët kanë pasur mundësi që në mënyrë praktike të përcjellin mënyrën e parashtrimit një pyetje parlamentare nga deputetët, inicimin e interpelancave parlamentare, seancave e jashtëzakonshme dhe ngritjes së çështjeve urgjente. Po ashtu, objekt i trajtimit ka qenë edhe kontrolli parlamentar përmes komisioneve parlamentare dhe komisioneve hetimore parlamentare.

Ligjëruesi Naim Jakaj, së bashku me studentët, kanë trajtuar edhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe vendimeve përmes komisioneve parlamentare. Me këtë rast, Jakaj ka trajtuar raste konkrete të raporteve të monitorimit të zbatimit të ligjeve, si rastet kur kërkesat nga këto raporte janë adresuar nga Qeveria ashtu edhe rastet kur këto kërkesa janë anashkaluar.

Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të mbështetjes nga ana e Rockefeller Brothers Fund dhe zhvillohet në kuadër të programit të Klinikës Ligjore të Qendrës për Edukim Profesional të IKD-së që financohet nga UNMIK.

Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD-së, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si procesi i monitorimit të seancave gjyqësore, vizitat nëpër institucione të ndryshme shtetërore dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.