Prishtinë, 31 gusht 2018 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur trajnim për praktikantët e rinj monitorues/hulumtues, të cilët vijnë nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Trajnimi është fokusuar në aspektin teorik dhe praktik mbi kornizën kushtetuese dhe ligjore të sistemit të drejtësisë, funksionimin e sistemit të drejtësisë, zbatimin e instituteteve të së drejtës penale, civile dhe administrative, metodologjia e monitorimit të seancave gjyqësore, raportimi nga seancat gjyqësore, metodologjitë e hulumtimit dhe përpilimi i raporteve.
IKD në kuadër të programit “Edukimi” përmes këtij trajnimi, synon ngritjen e kapaciteteve të juristëve të rinj, të cilët do të angazhohen në monitorim dhe hulumtim në secilën respektive të Republikës së Kosovës.