Prishtinë, 21 shtator 2018 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të aktiviteteve të saj, ka trajnuar stafin e monitoruesve lidhur me përdorimin e platformës së gjyqësorit, e cila është mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë.
Trajnimi i mbajtur nga IKD në bashkëpunim me Kompaninë “Kutia”, e cila e ka zhvilluar platformën e gjyqësorit, është fokusuar në gjithë procesin e regjistrimit të të dhënave në platformë si dhe në funksionimin e detajuar të saj për të gjeneruar të dhëna për audiencën.
IKD ka monitorues në të gjitha Gjykatat Themelore dhe Degët e tyre, në Gjykatën e Apelit në Prishtinë si dhe Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës. Të dhënat e monitorimit nga seancat gjyqësore të të gjitha natyrave si penale, civile, administrative dhe të tjera sistemohen për të gjitha kategoritë e natyrave të veprave dhe shërbehen të gatshme përmes platformës së gjyqësorit, në të cilën ofrohet edhe mundësi e kërkimit të të dhënave, sipas interesimit të audiencës. Platforma e gjyqësorit është e qasshme në këtë link www.ejudiciary.org