IKD publikon raportin mbi zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsion

IKD publikon raportin mbi zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsion

IKD publikon raportin mbi zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsion

Prishtinë, 28 gusht 2024 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përmes një konference për media, të mërkurën ka publikuar raportin “Raporti i shoqërisë civile mbi zbatimin e kapitullit II (Masat parandaluese) & kapitullit V (Rikuperimi i pasurisë) të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në Kosovë”.

Gjatë kësaj konference u tha se Kosova nuk është shtet palë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC). Përkundër se ky instrument ndërkombëtar nuk është obligativ për Kosovën, përgjatë viteve, Kosova ka treguar angazhim e saj për të përshtatur ligjet dhe praktikat me UNCAC-në. Por, duke mos qenë pjesë e UNCAC-së, Kosova nuk merr pjesë në procesin e rregullt të rishikimit të zbatimit të kësaj konvente.

Meqë Kosova s’është anëtare, IKD sot publikoi raportin që analizon zbatimin e kapitullit II dhe V të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në Kosovë.  Ky raport i IKD si pjesë e koalicionit UNCAC, me përkrahjen e këtij koalicioni, është publikuar për herë të parë në Kosovë dhe vlerëson zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit.

Gjetjet e raportit dëshmojnë se edhe pse kishte vullnet politik për të rregulluar infrastrukturën ligjore përmes ligjeve bazë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, institucionet dështuan të japin rezultatet e synuara. Kosova është duke dështuar në ofrimin e një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit dhe se nuk ka Strategji Shtetërore kundër Korrupsuonit që nga viti 2019.

Me tej, në raport thuhej se përderisa kanë qenë disa përmirësime në miratimin e ligjeve, progresi në zbatimin e legjislacionit kundër korrupsionit ka qenë i limituar. Ndërsa, reformat e mëdha sikurse procesi i vettingut dhe reforma e Këshillit Prokurorial të Kosovës, pavarësisht nevojës, nuk janë zbatuar ende. Raporti thekson se përpjekjet e fundit për të bërë reformën e sistemit gjyqësor dhe institucionet e tjera ligjzbatuese nuk u bënë në përputhje me Kushtetutën, duke vlerësuar se në shumë raste, Gjykata Kushtetuese ligjet e miratuara i shpalli si antikushtetuese.

Gjatë prezantimit u tha se Raporti përmban gjetjet lidhur me zbatimin e UNCAC-së në fushën e politikave dhe praktikave parandaluese kundër korrupsionit, institucioneve për parandalimin e korrupsionit, punësimin në sektorin publik, financimin e partive politike, kodet e etikës, konfliktin e interesit dhe deklarimin e pasurisë, mbrojtjen e sinjalizuesve, prokurimin publik, menaxhimin e financave publike, qasjen në dokumente publike dhe pjesëmarrjen e shoqërisë në ligjbërje, sistemin gjyqësor dhe prokurorial, transparencën në sektorin privat, masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe rikuperimin e pasurisë.

Gjetjet kryesore të këtij raportit 
Raporti i publikuar në Gjuhën Angleze