IKD: Kuvendi i Kosovës do të përfaqësohet nga 14 kandidatë që kanë fituar vota për tu bërë deputetë që kanë aktakuza aktive

IKD: Kuvendi i Kosovës do të përfaqësohet nga 14 kandidatë që kanë fituar vota për tu bërë deputetë që kanë aktakuza aktive

IKD: Kuvendi i Kosovës do të përfaqësohet nga 14 kandidatë që kanë fituar vota për tu bërë deputetë që kanë aktakuza aktive

Prishtinë, 4 mars 2021 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) si rezultat i monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë, në vazhdën e kauzës për të ndërtuar institucione demokratike që përfaqësohen nga politikanë që nuk kanë probleme me ligjin, ka identifikuar kandidatët për deputetë të partive politike, të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputetë, të cilët kanë aktakuza aktive.

Listës së partive politike me numrin më të madh të kandidatëve për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive i prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej nëntë (9) kandidatë. Prej tyre gjashtë (6) kandidatë akuzohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dy (2) për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për dy (2) vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Pason Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka tre (3) kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Prej tyre një kandidatë akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, një kandidatë akuzohet për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për tri vepra penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Pas AAK-së, pasojnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lista Serbe (LS) me nga një kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Kandidati i PDK-së akuzohet për veprën penale “Sulm”, ndërsa kandidati nga LS-së  akuzohet për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Në vazhdim, IKD paraqet integritetin e secilës listë zgjedhore të këtyre partive politike me të dhëna të detajuara.

 

  1. Integriteti i listës së deputeteve të LVV-së

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë̈ se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga 110 kandidatë për deputetë, nëntë (9) prej tyre kanë pasur aktakuza aktive dhe të gjithë kanë fituar mandatin e deputetit.

 

  Emri i kandidatit për deputet Data e ngritjes së aktakuzës Vepra penale në aktakuzë Faza procedurale
1 Glauk Konjuca 22.02.2016 Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
2 Arbërie Nagavci / Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
3 Mimoza Kusari – Lila 10.04.2020 Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Në proces në shkallë të parë
4 Xhelal Svecla / Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm Në proces në shkallë të parë
5 Fitore Pacolli / Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
6 Valon Ramadani / Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm Në proces në shkallë të parë
7 Jetmire Vrenezi 20.12.2019 Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Në proces në shkallë të parë
8 Drita Millaku / Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm Në proces në shkallë të parë
9 Sali Zyba Rasti 1: /

Rasti 2: 23.01.2017

Rasti 1: Përdorim i armës; Rasti 2: “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ” Rasti 1 dhe 2: Në proces

Tabela 1: Deputet e zgjedhur të  VV-së me aktakuza aktive.

 

  1. Integriteti i listës së deputeteve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në  në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020, nga 110 kandidatë për deputetë që kishin garuar për deputet ishin tetë (8) kandidatë me aktakuza aktive, ndërsa tre (3) prej tyre sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kanë arritur të fitojnë mandatin  e deputetit.

Emri i kandidatit për deputet Data e ngritjes së aktakuzës Vepra penale në aktakuzë Faza procedurale
 

1

Time Kadrijaj 22.02.2016 Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve Në proces në shkallë të parë
Pal Lekaj 22.02.2016 Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
 

 

2

08.04.2016 Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve Në proces në shkallë të parë
  10.04.2016 Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Një (1) vit e gjashtë (6) muaj burgim me kusht (Dënim i shkallës së parë)
 

 

 

3

Meliza Haradinaj 26.03.2019 Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare Në proces – rigjykim

Tabela 1: Deputete zgjedhur të  AAK-së me aktakuza aktive.

 

  1. Integriteti i listës së deputeteve të Partisë Demokratike të Kosovës

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga 110 kandidatë për deputetë, kanë qenë pesë (5) kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive, prej të cilëve, vetëm njeri prej tyre ka arritur që të zgjedhet deputet.

Kandidati për deputet Data e ngritjes së aktakuzës Vepra penale në aktakuzë Faza procedurale
Xhavit Haliti 31.05.2019 “Sulm” Në proces në shkallë të parë

Tabela 1: Deputetet e zgjedhur të  PDK-së me aktakuza aktive.

 

  1. Integriteti i listës së deputeteve të Listës Serbe

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Listës Serbe, nga 20 kandidatë për deputetë, është një (1) kandidat cili ka aktakuzë aktive, pasi ai është dënuar nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo ndaj tij akoma nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë.

Kandidati për deputet Data e ngritjes së aktakuzës Vepra penale në aktakuzë Faza procedurale Lloji i aktgjykimit Data e vendosjes Vendim i plotfuqishëm
Ivan Todosijeviq 28.06.2019 “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” Aktgjykim i shkallës së parë Dënues – Dy vite burgim efektiv 05.12.2019 Jo

Tabela 1: Deputetet e zgjedhur të  Listës Serbe-së me aktakuza aktive.