IKD dhe CLARD pjesëmarrës në Konferencën e Rrjetit Rajonal Ballkanik për Sundimin e Ligjit (BRRLN)

IKD dhe CLARD pjesëmarrës në Konferencën e Rrjetit Rajonal Ballkanik për Sundimin e Ligjit (BRRLN)

IKD dhe CLARD pjesëmarrës në Konferencën e Rrjetit Rajonal Ballkanik për Sundimin e Ligjit (BRRLN)

Ohër, 4 prill 2019 – Në Ohër të Maqedonisë është duke u mbajtur konferenca e Rrjetit Rajonal Ballkanik për Sundimin e Ligjit (BRRLN). Konferenca mbahet prej 3 deri më 4 prill 2019, në të cilën po marrin pjesë përfaqesues nga Odat e Avokatëve dhe shoqërisë civile nga gjashtë shtete; Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia veriore, Bosna dhe Hercegovina dhe Mali i zi. Pjesëmarrës të konferencës janë edhe përfaqësues të Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës (CCBE) dhe përfaqesues të OPDAT-it zyra në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë këtyre tri ditëve të konferencës do të trajtohen tema të rëndësisë së veçantë për sistemin e sundimit të ligjit në shtetet respektive pjesëmarrëse në konference si:

– Perspektiva e zgjerimit të BE për Ballkanin Perëndimor vështirësitë dhe mundësitë për Odat e Avokatëve ne procesin e negocimit për anëtarësim në BE dhe rëndësia e kontributit të tyre;

– Të drejtat themelore në proces dhe gjykimi i drejtë në procedurën penale (mbrojtja e të drejtave të të akuzuarve);

– E ardhmja e arsimimit ligjorë dhe trajnimet;

– Qasja në drejtësi dhe sundimi i ligjit (ndihma juridike falas dhe përfaqësimi ex-officio);

– Etika ligjore dhe media;

– Luftimi i korrupsionit;

Pjesëmarrësit e konferencës do të punojnë gjithashtu në grupe të ndara për temat qe do të trajtohen në konferencë. Në këtë konferencë po merrë pjesë nga IKD, Yll Zekaj, menaxher i programit “Qasja në Drejtësi” dhe Koordinator i Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD-së.