Gjilan, 29 mars 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me CLARD, dhe mbështetur nga Fair Trials Europe dhe Netherlands Helsinki Committee, përmes programit MATRA, mbështetur nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, është duke mbajtur trajnimin “Avancimi i të drejtave në procedurën penale në Kosovë”, me gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe OJQ nga regjioni i Gjilanit dhe Ferizajt.
Projekti në tërësi ka për qëllim përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave procedurale në Kosovë përmes një qasjeje transnacionale të bazuar në të drejtën penale të BE-së në fushën e qasjes në drejtësi, në veçanti Direktivat për të Drejtat Procedurale dhe në ndarjen e përvojave ndërmjet ekspertëve të drejtësisë penale dhe shoqërisë civile nga Kosova dhe BE-ja.
IKD në bashkëpunim me CLARD, të ndihmuar nga Fair Trials Brussels dhe Netherlands Helsinki Committee janë duke udhëhequr procesin e përgatitjes së anëtarësimit të Kosovës në LEAP.
Ky proces është duke u realizuar përmes projektit të përkrahur nga Ambasada Holandeze në Kosovë.