Drejtësia në Mitrovicë për zgjedhjet parlamentare 2014

Drejtësia në Mitrovicë për zgjedhjet parlamentare 2014

Drejtësia në Mitrovicë për zgjedhjet parlamentare 2014

Mitrovicë, 4 qershor – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe OJQ MUNDËSIA, kanë organizuar të mërkurën në Mitrovicë tryezën e gjashtë me radhë “Drejtësia në zgjedhjet parlamentare 2014”, me pjesëmarrjen e të gjithë akterëve të institucioneve të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, me kandidatët e partive politike, shoqërinë civile dhe mediat.

Z. Betim Musliu nga IKD, i cili edhe modelonte tryezën tha se roli i institucionëve të drejtësisë krahasuar me vitin 2010 ka qenë në tërësi i ndryshëm pasi institucionet në ato zgjedhje kanë pasur rol pasiv, kurse në vitin 2013, është ndërtuar  një bashkëpunim ndërinstitucional duke krijuar edhe PSV-të (Procedurat Standarde të Veprimit) dhe duke

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje nga Prokurori i Shtetit, znj. Laura Pula, tha se kjo tryezë është shume rëndësishme. “Edhe ne zgjedhjet e 2013 kemi pasur kësi lloj tryeza të cilat kanë treguar rezultat.. Se cfare roli ka prokurori dhe i tere sistemi prokurorial e dini besoj në bazë të spoteve”. Znj. Pula tha se me 15 maj është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me të gjitha institucionet relevante në kuadër të të cilit është arritur sensibilizimi i opinionit lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për ata qe ne ndonjë mënyre kane menduar te manipulojmë. Sipas saj i tërë sistemi do te punojnë me 8 qershor. “Për neve nuk do te ketë pushim, të gjithë 100 prokuroret kujdestarë do te jene ne pune.. Ju them se nëse me 2013 kemi tregu gatishmëri, efikasitet dhe efektivitet , këtë here Prokurori i Shtetit se bashku me aleatet tjerë do te jemi gardiane te ruajtjes se votës se lire te qytetareve… Do te jemi edhe me te fuqishem”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, z. Shyqri Syla tha se është mire qe një memorandum e tille është nënshkruar, pasi qe janë parë rezultatet e këtij bashkëpunimi ne vitin 2013. Kryeprokurori shtoi se organizimi i prokurorisë në Mitrovicë është në nivel dhe veprat penale janë paraparë para pas dhe gjate zgjedhjeve dhe kjo ishte arsyeja qe duke filluar nga kjo jave, të gjithë prokurorët do të jenë në ditë punë në të gjitha komunat, me c’rast në Mitrovicë do të jenë dy së bashku me policinë. Z. Syla inkurajoi qytetaret qe çdo parregullsi ta lajmërojnë dhe mos te hezitojnë, sepse te gjithë ata qe bien ndesh me ligjin do te paguajnë për shkeljet e tyre dhe masat jane shume te ashpra. “I lus edhe mediat edhe shoqerinë civile qe të gjithë të lajmërojnë çdo parregullsi.. Shpresoj që komisionerët janë ndergjegjesuar dhe nuk do të bëjnë manipulime”.

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha tha se Policia e Kosovës, procesin zgjedhor te shpallur e konsideron jashtëzakonisht te rendesishem dhe vlerëson se ajo ka bërë të gjitha pergatitjet e duhura. “Policia e Kosovës si e mandatuar me ligj për ceshtje të sigurisë e ka rritur bashkëpunimin me institucionet tjera.. Aktualisht me planet tona operative jemi ne fazën e dyte, Policia e Kosovës fton të gjithë qytetaret për bashkëpunim i cili fillon me lajmërimin e çfarëdo vërejtje. Z. Rexha zotohet qe do merr të gjitha masat e nevojshme për aplikimin e zero tolerancës ndaj çfarëdo shkelje”.

 

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, znj. Kada Bonjaku – Perquku tha se gjykata gjithmonë është e përgatitur qe puna te kryhet me kohe dhe në mënyre efektive. “KGjK ka nënshkruar një sere memorandumesh qe kane te bëjnë me këto zgjedhje.. Edhe në këto zgjedhje gjykata është përgatitur për marrjen e rasteve te cilat do te pranohen nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë”.  Kryetarja shtoi se sa i përket rasteve qe janë paraqitur ne 2013, kanë 6 raste në procedurë penale të cilat janë në zhvillim e sipër,  ndërsa 3 raste ne fazën e procedurës parapake. Znj. Bonjaku – Perquku tha se iu bënë me dije të gjithëve qe dënimet janë shumë të ashpra dhe ta kenë parasysh qe kurdo që do të kryejnë shkelje,  do te marrin një dënim te rrepte. “Ju njoftoj se një rast nga 2013 është shpallur fajtor për pengim dh kanosje dhe është dënuar me 1 vjet e 6 muaj ne burg si dhe me gjobe”.

Xhemail Peçani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha se KQZ do të ketë dhomën operative e cila do te përcjellë materialin sensitiv. Sipas tij këtu do te jene përfaqësues nga Prokuroria, Policia, nga KFOR dhe EULEX, do të ketë 2,9000 vëzhgues dhe se kishte filluar trajnimi i stafit. “Nga prokuroria dhe KGjK kemi marrë listën e gjithë personave nen hetime dhe te dënuar.. KQZ ka hartuar një plan operativ i cili adreson përgjegjësitë e te gjithë zyrtareve në ditën e zgjedhjeve, sekretariati, komisionet komunale, etj.. “.

Shukri Sylejmani nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, tha se PZAP është një institucion shumë i rëndësishëm i cili në kuadër te mandatit dhe kompetencave kujdeset që procesi zgjedhor te korrektohet ne mënyre qe te mos zbehet imazhi i zgjedhjeve por te del një konstatim qe në Kosovë ka pasur zgjedhje demokratike. “PZAP ka hartuar planin e veprimit të brendshëm ne kuadër te memorandumit te cilin do ta zbatojmë me perpikmeri dhe i cili do të menaxhojë dhe do te marr vendime për te gjitha ankesat brenda aftit ligjor prej 72 orësh.. Prandaj bëj apel që të mos hezitojnë për të paraqitur ankesa”.

Genc Nimoni nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se ky institut do të ketë 40 monitorues, të cilët do të monitorojnë aktivitetet e institucioneve të drejtësisë, përkatësisht Policisë dhe Prokurorisë për të parë reagimet e tyre në secilin rast ku ka informacione se po kryhet ndonjëra prej veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Pjesëmarrësit tjerë në tryezën e diskutimeve, që ishin përfaqësues nga partitë politike dhe kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, drejtorët  e shkollave njëherësh menaxherët e vendvotimeve, shoqëria civile dhe mediat ishte aktiv për tu informuar me rolin e institucioneve të drejtësisë. Njëherësh ata ngritën disa shqetësime në lidhje me çështjen e sigurisë dhe votimit për pjesën veriore të Mitrovicës, faktit se me çfarë dokumentesh do të votohet në veriun e Mitrovicës, pastrimin e listës së votuesve, çështjen e votimit nga diaspora, shqetësimin rreth të ashtuquajturit “treni bullgar”, çështja e fletëvotimeve të fotokopjuara nga votimet e kaluara, neglizhenca e Policisë në zgjedhjet e kaluara, çështja e shqyrtimeve gjyqësore të tejzgjatura nga zgjedhjet e kaluara etj.

Ky aktivitet është pjesë e serisë së tryezave të diskutimit në qendrat kryesore të Kosovës, që zhvillohen në kuadër të projektit “Iniciativa për ngritje të efikasitetit të institucioneve të drejtësisë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike në Kosovë” që përkrahet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë. Tryezat e radhës do të mbahen në Graçanicë dhe Prishtinë.