Prishtinë, 4 prill – Në muajin mars Qeveria e Kosovës ka mbajtur tri (3) mbledhje, ka nxjerrë 57 vendime, dhe ka shqyrtuar dhe miratuar vetëm gjashtë (6) nga 19 projektligje të planifikuara në muajin mars në programin legjislativ të vitit 2022.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) monitoron në vazhdimësi punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Të dhënat në këtë infografikë përfshijnë muajin mars 2022.