Drejtuesit e IKD-së presin në takim Kryetarin e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, Sylejman Meta

Prishtinë, 20 nëntor 2019 – Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj dhe Koordinatori i Qendrës për Ndihmë Juridike Falas në IKD Yll Zekaj kanë pritur në takim Kryetarin e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, Sylejman Meta.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i halleve të pensionistëve të Republikës së Kosovës rreth realizimit të të drejtave të pensionistëve, invalidëve dhe të moshuarve të Kosovës, të cilat shkelen vazhdimisht.

Në këtë takim janë diskutuar një listë e gjatë e shqetësimeve të Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, për të cilat IKD në kuadër të mandatit të saj, do të angazhohet në adresimin e tyre për ta ngritur zërin e pensionistëve për realizimin e të drejtave të pensionistëve.

Në kuadër të Qendrës për Ndihmë Juridike Falas të IKD-së ofrohet ndihmë juridike falas për kategorinë e pensionistëve, ndërsa në këtë takim palët u pajtuan që të bashkëpunojnë ngushtë për të sensibilizuar pensionistët, invalidët dhe të moshuarit e Kosovës që të shfrytëzojnë mundësitë e ofrimit të ndihmës juridike falas në QNJ IKD.

Në fillim të vitit të ardhshëm, IKD me Federatën Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta për sensibilizimin e problemeve të pensionistëve.