Koordinatorja Nacionale për zgjedhje nga Prokurori i Shtetit, Laura Pula ka paralajmëruar se do të ndalohen dhe arrestohen të gjithë ata qytetarë që në ditën e votimit në çfarëdo mënyrë pengojnë votimin ose dhunojnë votën.
Ajo ka thënë se arrestimi dhe ndalimi i tyre do të behët ne koordinim me të gjitha institucionet përgjegjëse për ditën e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.