Ky raport publikohet në kuadër të projektit – “Avancimi i të drejtave procedurale penale në Kosovë”, përmes të cilit është formuar LEAP Kosova, i cili është mbështetur nga Ambasada Holandeze në Kosovë. Paneli i Ekspertëve Ligjor/Legal Expert Advisory Panel (apo LEAP) është rrjeti i ekspertëve Evropian për “Gjykime të Drejta”(“Fair Trials”) në drejtësinë penale dhe drejtat e njeriut e cila punon për të promovuar të drejtat e gjykimit të drejtë në Evropë. LEAP aktualisht ka rreth 200 anëtarë organizativë, me përfaqësues nga firmat ligjore, OSHC-të dhe institucionet akademike, që mbulojnë të 27 shtetet anëtare të BE-së. Kosova që nga viti 2020 është anëtarë e këtij rrejti të ekspertëve dhe aktualisht i ka shtatë anëtarë, e cila udhëhiqet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe mbështetur nga Ambasada Holandeze në Kosovë