Aktivitet informues i qytetarëve kundër dhunës në familje dhe dhunës seksuale

Aktivitet informues i qytetarëve kundër dhunës në familje dhe dhunës seksuale

Aktivitet informues i qytetarëve kundër dhunës në familje dhe dhunës seksuale

Prishtinë, 28 mars 2023: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD), të martën mbajtën aktivitetin informues në Komunën e Prishtinës, ku u shpërndanë broshura që kanë për qëllim rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve mbi dhunën në familje dhe dhunën seksuale.

Kjo fushatë informuese ka për qëllim aktivizimin qytetar kundër dhunës në familje dhe dhunës seksuale, identifikimin e sfidave të qytetarëve në qasjen e sistemit të drejtësisë dhe informimin e qytetarëve mbi të drejtat e tyre. Po ashtu, përmes këtij aktiviteti, qytetarët janë informuar mbi mekanizmat për qasje në drejtësi dhe ndihmën juridike falas.

Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të projektit “Iniciativa për procese gjyqësore strategjike kundër dhunës në familje dhe seksuale në Kosovë dhe promovimi i qasjes në drejtësi në gjykatat e Kosovës” projekt që mbështetet nga Departamentit i Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL).