Kuvendi i Anëtarëve të IKD-së rizgjedhë për Drejtor Ekzekutiv z. Ehat Miftaraj

Kuvendi i Anëtarëve të IKD-së rizgjedhë për Drejtor Ekzekutiv z. Ehat Miftaraj

Kuvendi i Anëtarëve të IKD-së rizgjedhë për Drejtor Ekzekutiv z. Ehat Miftaraj

Kuvendi i Anëtarëve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), më 16 gusht 2024, ka mbajtur mbledhjen e dytë të Kuvendit të Anëtarëve për vitin 2024. Anëtarët e Kuvendit të IKD-së, në këtë mbledhje rizgjodhën për një mandat të ri dyvjeçar në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të IKD-së, z. Ehat Miftaraj. Miftaraj ka një përvojë të gjatë në fushën e sundimit të ligjit, përkatësisht në hartimin e ligjeve, fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtarë, vlerësimin e performancës së sistemit prokurorial, fushën e procesit të integrimit evropian. Në këto fusha ai ka punuar prej vitit 2005, duke shërbyer në institucionet ndërkombëtare dhe vendore publike.

Miftaraj tashmë nëntë vjet është pjesë e shoqërisë civile, duke iu bashkuar ekipit të IKD-së, në të cilën ka shërbyer si hulumtues ligjor, analist i politikave në fushën e sundimit të ligjit dhe si udhëheqës i IKD-së, duke shënuar suksese të mëdha në drejtim të avancimit të IKD-së si lidere e OJQ-ve në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.

IKD është organizatë e pavarur joqeveritare dhe jofitimprurëse, fabrikë e mendimeve e specializuar në fushën e drejtësisë, që merret me avancimin e së drejtës. IKD është themeluar më 4 shkurt 2009 dhe funksionon si shoqatë profesionale, e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër 5112193-7 në krye të së cilës qëndron Kuvendi i Anëtarëve. Veprimtaria e IKD-së udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv, i cili këshillohet edhe nga Bordi Këshillëdhënës i organizatës.