Performancë e IKD-së dhe koalicionit të OJQ-ve tek Pallati i Drejtësisë:“Dështimet në luftimin e korrupsionit”

Performancë e IKD-së dhe koalicionit të OJQ-ve tek Pallati i Drejtësisë:“Dështimet në luftimin e korrupsionit”

Performancë e IKD-së dhe koalicionit të OJQ-ve tek Pallati i Drejtësisë:“Dështimet në luftimin e korrupsionit”

Prishtinë, 06 dhjetor 2016 –  Në kuadër të “Java kundër korrupsionit” #bashkeendreqim,  Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) së bashku me organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë, organizuan një performancë para Pallatit të Drejtësisë për “Dështimet në luftimin e korrupsionit”.

Koalicioni i OJQ-ve gjatë kësaj performance shpalosën 10 banerë, të cilët përmbajnë fakte dhe mesazhe për luftën kundër korrupsionit bazuar në gjetjet e monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë.

“Ky është një prej aktiviteteve në kuadër të javës kundër korrupsion që organizohet prej një koalicionit të organizatave jo qeveritare që merren me fushën e sundimit të ligjit. Krejt ky aktivitet dhe krejt kjo javë është mbështet prej Ambasadës Amerikane në Kosovë. Qëllimi i kësaj performance është që të shpalosim disa prej gjetjeve kryesore dhe mesazheve kryesore për dështimet në luftën kundër korrupsionit në Kosovë. Për më tepër rreth këtyre mesazheve do të flasin vetë pamjet të vendosura në banerat”, tha Betim Musliu drejtor ekzekutiv i IKD-së, pjesë e koalicionit të OJQ-ve.

Musliu tha se sistemi gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me lëndë të shumta të korrupsionit të cilat nuk trajtohen me prioritet. “Ka lëndë të pazgjidhura të korrupsionit që janë ende në prokurori dhe që janë të vitit 2002. Ka qytetarë që prej vitit 2002 e kanë denoncuar korrupsionin por që këto raste nuk janë trajtuar asnjëherë nga prokuroritë. Po ashtu rastet e korrupsionit që flitet se trajtohen me prioritet nga na e gjykatave janë raste të cilat zgjasin për me u zgjidhur deri në 11 vite, imagjinojeni një rast një rast i korrupsionit me zgjatur 11 vjet në sistemin e drejtësisë në Kosovë”.

Musliu tha se politikat e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial për t’i trajtuar me prioritet rastet e korrupsionit assesi nuk zbatohen në praktikë dhe përmes këtyre mesazheve dëshmohet se nuk mungojnë politikat por mungon zbatim i tyre në praktikë. “Prandaj nuk kemi luftë kundër korrupsionit, nuk kemi rezultate konkrete dhe kemi këtë mirëqenie të qytetarëve të Kosovës që është e keqe dhe kemi mungesë të perspektivës evropiane sepse sot jemi ende të izoluar”.

“Java kundër korrupsionit” është aktivitet i përbashkët nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Çohu, Demokraci Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë.