Mundësi Punësimi

Vende të lira pune: Monitorues/Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi

11/09/2015

KONKURS PËR PUNË

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është duke kërkuar kolegë të motivuar për punë dhe entuziastë për t’iu bashkuar ekipit tonë në këto pozita:


1. MONITORUES/HULUMTUES
2. GAZETAR


PËR POZITËN MONITORUES/HULUMTUES DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË: 

– Monitorimi i institucioneve publike (me fokus në sistemin e drejtësisë);
– Hulumtimi në teren, mbledhja dhe analiza e të dhënave primare dhe sekondare të hulumtimeve;
– Shkrimi i raporteve dhe analizave në fushën e sundimit të ligjit;

Edukimi dhe shkathtësitë:
– Së paku studimet bachelor në Fakultetin Juridik;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik
– Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze
– Përvojë në projekte hulumtuese

Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit
– Letër e rekomandimit

PËR POZITËN GAZETAR DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:
– Hulumtimi informatave dhe të dhënave në terreni;
– Hulumtimi i storieve në terren;
– Përgatitja e skenarëve dhe realizimi i storieve hulumtuese dhe analitike;

Edukimi dhe shkathtësitë:
– Së paku studimet bachelor në Fakultetin e Gazetarisë apo shkencave shoqërore;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik;
– Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze;
– Përvojë pune në gazetari apo projekte hulumtuese;

Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit
– Letër e rekomandimit

Jemi në kërkim të personave të interesuar për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune, me një ekip të ri, të motivuar dhe profesional, me mundësi për t’u avancuar në fusha akademike e profesionale si dhe me mundësi reale për të ndikuar drejtpërdrejt politikën publike në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. IKD është vend i mundësive të barabarta andaj inkurajohen femrat si dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë që të aplikojnë.

Aplikacionet pranohen deri më 18 shtator 2015 në orën 17:00, dhe ato duhet të dërgohen në e-mailin:
info@kli-ks.org me titull: Aplikim për Monitorues/ Hulumtues apo Aplikim për Gazetar.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është punëdhënës i cili ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë pa bërë diskriminim në baza të gjinisë, paaftësive, besimit fetar, origjinës së etnisë, ngjyrës, apo statusit martesor.

 IKD ofron mundësi tjera për ata të cilët janë të interesuar të angazhohen me institutin në këto programe:

  • Bashkëpunëtorë të asociuar
  • Praktikë, apo
  • Punë vullnetare

Të gjithë të interesuarit mund të paraqesin interesimin e tyre në info@kli-ks.org dhe punesim@kli-ks.org.