Mbledhja e 101-të e KPK-së

Mbledhja e 101-të e KPK-së

Mbledhja e 101-të e KPK-së

Anëtarët e KPK-së diskutuan për mandatet e anëtarëve të KPK-së dhe për përbërjen e re të KPK-së, në bazë të ndryshimeve të ligjit për KPK-në që hyn në fuqi më 1 janar 2016. 

Pas diskutimeve nga anëtarët e KPK-së lidhur me këtë çështje, unanimisht u konstatua që për hir të funksionalizimit të KPK-së dhe ikjes së rrezikut se në mungesë kuorumi KPK-ja mund të mos funksionoj deri në përbërjen e re, ky Këshill me këtë përbërje të vazhdoj punën deri në nxjerrjen e dispozitave ligjore, të cilat do ta rregullojnë tranzicionin e anëtarëve të Këshillit nga përbërja aktuale në përbërjen e re. 
 

KPK vendosi që Komisioni për akte normative, deri më 25 korrik 2015, ta hartoj Rregulloren për tranzicionin e anëtarëve të KPK-së, ndërkaq draft- rregullorja e përgatitur të diskutohet më 31 korrik 2015, në takimin e KPK-së. 

KPK vendosi që pas aprovimit të kësaj rregulloreje KPK-ja do t’i shpallë zgjedhjet për anëtarë të ri të KPK-së, sipas ndryshimeve të Ligjit për KPK-në dhe përzgjedhja e anëtarëve të ri të përfundoj më 30 tetor, të cilët do të fillojnë ta ushtrojnë detyrën e anëtarëve të KPK-së më 1 janar 2016. 

Pikë tjetër e diskutimit në këtë takim ishte edhe transferimi i një zyrtari të lartë nga Instituti Gjyqësor i Kosovës në Këshillin Prokurorial i Kosovës. Lidhur me këtë çështje drejtori i Sekretariatit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Shkëlzen Maliqi, konfirmoi se ligji për shërbyes civil dhe rregulloret kompetente e lejojnë transferimin e zyrtarëve në pozita të barabarta. Ndërkaq anëtarët e KPK-së në bazë të interpretimit të z. Maliqi vendosën që konform legjislacionit në fuqi, të bëhet transferimi i një zyrtari të lartë nga IGJK në KPK.

Në këtë takim u aprovua edhe propozimi nga Komisioni për Akte Normative, që nga Rregullorja e Punës së Komisionit Disiplinor të fshihet dispozita e nenit 23.