Kuvendi i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kuvendi i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kuvendi i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 16 shkurt 2016 – Kuvendi i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, kanë nënshkruar të marten një Marrëveshje Bashkëpunimi, për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është rritja e transparencës dhe llogaridhënies së trupave të Kuvendit të Kosovës në procesin e hartimit dhe miratimit të legjislacionit që ndërlidhet me kompetencat e Komisioneve Parlamentare të Kuvendit të Kosovës për të përmirësuar politikbërjen dhe ligjbërjen në qeverisjen e mirë, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e procesit të integrimeve evropiane. Gjithashtu, qëllimi i kësaj marrëveshje është rritja e transparencës dhe llogaridhënies së Agjencioneve të Pavarura dhe Bordeve të Ndërmarrjeve Publike, të cilat mbikëqyren nga Kuvendi i Kosovës.

Në pajtim me rregullat dhe procedurat e Kuvendit të Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi të monitoroj mbledhjet e Komisioneve të Përhershme dhe Funksionale të Kuvendit të Kosovës, të ketë qasje në aktet e pranuara nga këto Komisione në të gjitha fazat e procesit të shqyrtimit, të bashkëpunoj dhe ofroj mbështetje Drejtorisë së Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale të Administratës së Kuvendit të Kosovës dhe Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës. Të gjitha trupat e Kuvendit të Kosovës, Agjencionet e Pavarura dhe Bordet e Ndërmarrjeve Publike, në pajtim me ligjin në fuqi, të ofrojnë qasje të plotë për monitorim nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Kuvendi i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi do t’i ofrojnë mbështetje dhe bashkëpunim njëri tjetrit në përmbushjen e qëllimit të kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi dhe objektivave dhe të përcaktuara me nenin 65, 66 dhe 76 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës. Gjithashtu, sa i përket ofrimit të bashkëpunimit me të gjitha trupat e Kuvendit, Agjencionet e Pavarura dhe Ndërmarrjet Publike, në pajtim me ligjin në fuqi, do të ofrohet qasje në të gjitha dokumentet për Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Për më tepër, shkarkoni Marreveshje Bashkepunimi KK – IKD – 16.02.2016