KOMUNIKATË PËR MEDIA

Monday 14 August, 2017

Monitorimi i zgjedhjeve (4)

Organizatat Jo-Qeveritare, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me përkrahje të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke monitoruar aktivitetet e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e parakohshme nacionale, që po mbahen sot më 11 qershor 2017.

IKD, GLPS dhe INPO kanë akredituar 65 monitorues mobil, të cilët do të jenë në lëvizje të vazhdueshme në 38 komunat e Republikës së Kosovës për të raportuar për performancën e institucioneve të drejtësisë për të gjitha rastet eventuale ku mund të rrezikohet kryerja e veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Deri më tani, sipas raportimeve të monitoruesve tanë, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka intervenuar në dy raste lidhur me shkeljen e rregullave të zgjedhjeve që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

  1. Në vendvotimin 2306D/03D, në fshatin Jazhincë të Komunës së Shtërpcës, një person me inicialet S.S. me urdhër të prokurorit të shtetit është duke u intervistuar në stacionin e Policisë së Kosovës në Shtërpcë, pasi është raportuar se ka bërë fotografimin e votës.
  2. Në Qendrën e Votimit të fshatit Mihaliq të Komunës së Vushtrrisë janë shpërndarë fletëvotime të fotokopjuara dhe të plotësuara me kandidatë të caktuar të një subjekti politikë. Lidhur me këtë rast, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët ishin përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve në shkollën e lartcekur, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Megjithatë, pas 30 minutash, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar Policinë e Kosovës të dalë në vend të ngjarjes për t’i larguar fletëvotimet e fotokopjuara. Në vendngjarje ka dal edhe prokurori kujdestar i shoqëruar nga policë hetues. Polici hetues i ngarkuar për këtë rast, është duke e intervistuar menaxherin e Qendrës së Votimit në këtë fshat, dhe fletëvotimet e fotokopjuara janë konfiskuar nga Policia e Kosovës. Gjithashtu, punëtori teknik i shkollës, i cili ka gjetur fletëvotimet, është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratë, pasi i njëjti nuk kishte autorizim të qëndronte brenda hapësirave zyrtare të Qendrës së votimit.
  3. Në fshatin Koshare të Ferizajt, në shkollën “Dëshmorët e Koshares”, policia ka shoqëruar për intervistim një person, i cili ka shpërndarë materiale propaganduese të një partie politike.
  4. Faik Kajtazi, një nga zyrtarët policor të angazhuar në Qendrën e votimit në shkollën “Enver Hadri” në Smrekovnicë të Komunës së Vushtrrisë, është familjar i kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kurtan Kajtazi.Afërsinë familjare në mes tyre e konfirmoi edhe menaxheri i Qendrës së votimit në fjalë, Nehat Abazi, sipas të cilit Faik Kajtazi është xhaxhai i kandidatit të lartpërmendur. Megjithatë, sipas Abazit, zyrtari policor në fjalë nuk ka ndikuar në asnjë votues.Ndryshe, edhe kandidati i PDK-së nga dega e Vushtrrisë, është po nga fshati Smrekovnicë, në të cilin xhaxhai i tij po kujdeset për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.  Pas publikimit të këtij informacioni, menaxheri i Qendrës së votimit në fjalë, Nehat Abazi dhe një komisioner e lajmërojnë policin Kajtazi. Ky i fundit e merr monitoruesin, e dërgon në një klasë dhe mohon se ka ndikuar te votuesit lidhur me procesin e votimit.
  5. Në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, njw person ka hyrë për të votuar duke pasur me vete një çantë me fletëvotime. Personi në fjalë është arrestuar nga Policia e Kosovws dhe me pas është ndaluar me urdhër të prokurorit.
  6. Policia e Kosovës në objektin e shkollës fillore “Anton Zako Çajupi”, e ka lejuar të hyjë për të votuar personin i cili kishte të veshur maicë me mbishkrime të një subjekti të caktuar politik. Megjithatë, i njëjti nuk është lejuar të votojë nga drejtoresha e shkollës në fjalë.

Ndërsa, sa i përket mbarëvajtjes së përgjithshme të procesit zgjedhor deri më tani vlerësojmë se gjithçka është duke shkuar mbarë, përveç;

  • disa rasteve të raportuara të problemeve me logot e vulave zyrtare të KQZ-së në disa komuna, prezencë e personave të vdekur në lista të votimit,
  • mungesës së emrit në listë të votimit
  • në raste të caktuara ka prani të personave të paautorizuar brenda Qendrave të votimit,
  • raste të votimit më dokumente të UNMIK-ut dhe dokumente të Serbisë,
  • mungesë të kartelave identifikuese për komisioner por të cilat më vonë janë siguruar nga KQZ-ja.
  • Në Leshak të Leposaviqit, është raportuar se kutia e votimit me kusht është mbushur plotë dhe nuk ka më vend për të proceduar me votime të tjera.  
  • Në shkollën “Xhevat Jusufi” në fshatin Bare të Shalës së Bajgores deri nw ora 13;30 nuk ka prezantuar asnjë zyrtar policor në Qendrën e votimit.
  • Gjithashtu, në Qendrën e votimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë, në vendvotimin 1913E, një person ka tentuar të votojë dy herë, mirëpo nuk është lejuar nga anëtarët e vendvotimit. Lidhur me këtë rast, anëtarët e këshillit të vendvotimit nuk kanë raportuar në Policinë e Kosovës. Në këtë drejtim, ne bëjmë thirrje që për çdo veprim apo rast i cili ndërlidhet me veprat penale kundër të drejtave të votimit të njoftohet Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit.