Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 7 prill 2016 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, kanë nënshkruar të enjtën një Marrëveshje Bashkëpunimi, për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi është miratuar unanimisht në mbledhjen e KGJK-së të mbajtur më 6 prill 2016.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është ngritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë së KGJK-së, Gjykatave dhe Degëve të tyre, Administratës së Gjykatave dhe Degëve të tyre.

Ngritja e transparencës dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor do të realizohet përmes monitorimit nga IKD në procesin e hartimit dhe miratimit të legjislacionit sekondar nga KGJK dhe Komisioneve të saj të Përhershme, zbatimit të legjislacionit primar dhe sekondar, ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive nga KGJK, me qëllim të përmirësimit dhe ngritjes së efikasitetit të sistemit gjyqësor në Kosovë, zbatimin e ligjeve, duke u bazuar në parimet e qeverisjes më të mirë të gjyqësorit, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin në procesit të integrimeve evropiane.

KGJK dhe IKD do t’i ofrojnë mbështetje dhe bashkëpunim njëri tjetrit në përmbushjen e qëllimit të kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi dhe objektivave të përcaktuara me nenin 4, pika 1.22 të Ligjit për KGJK dhe kësaj Marrëveshje të Bashkëpunimit.

Për më tepër, shkarkoni Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të KGJK-së dhe IKD-së.