IKD publikon raportin “Drejtësia në sytë e qytetarëve” (video)

IKD publikon raportin “Drejtësia në sytë e qytetarëve” (video)

IKD publikon raportin “Drejtësia në sytë e qytetarëve” (video)

Prishtinë – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetje të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimi i realizimit të drejtave të njeriut përmes monitoruesve laikë të gjykimeve”, ka publikuar raportin “Drejtësia në sytë e qytetarëve”, si rezultat i monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët.

Monitorimi për herë të parë i sistemit të drejtësisë penale në Kosovë nga qytetarët laik ka sjellë një perspektiv të drejtpërdrejtë të qytetarit se si e sheh transparencën dhe performancën e sistemit të drejtësisë në respektimin e standardeve për të drejtat e njeriut dhe gjykimin e drejtë.

Tetëmbëdhjetë monitorues jo-ekspertë (laikë), të përzgjedhur në bazë të disa kritereve të ndryshme, përfshirë moshën, gjininë, përkatësinë etnike dhe rajonet, kanë monitoruar gjithsej 360 seanca gjyqësore në pesë Gjykata Themelore (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë) dhe dy Degë të Gjykatave Themelore (Gllogovc, Vushtrri).

Gjetjet e monitorimit tregojnë se gjykatat në fushën penale, pothuajse në tërësi janë transparente. Nga 360 seanca të monitoruara, rezulton se 347 apo 97% prej tyre kanë qenë të hapura për publikun, ndërsa 311 apo 86%seanca janë mbajtur në salla të gjykimit, ndërsa 49 apo 14% prej tyre janë mbajtur në zyra të gjykatësve. Në 358 apo 99.5% prej këtyre seancave qytetarët kanë pasur qasje të lehtë për hyrje në gjykatë, ndërsa në 300 apo 84% seanca të monitoruara, gjykatësit kanë pasur qasje të mirë ndaj monitoruesve dhe publikut, në 54 apo 15.5% prej tyre gjykatësit kanë pasur qasje miqësore, kurse në 3 apo 0.5% prej tyre gjykatësit kanë pasur qasje jo të mirë ndaj monitoruesve dhe publikut.

Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore në një procedurë penale është parakusht për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe profesional, të bazuar në standardet më të avancuara të drejtësisë penale. Në këtë drejtim, perceptimi i qytetarëve për mënyrën se si zhvillohen procedurat penale gjyqësore është jetike për krijimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor. Gjetjet e monitorimit në këtë drejtim, tregojnë se nga 360 seanca të monitoruara, në 357 apo 99.8% të tyre, qytetarët kanë arritur të identifikojnë qartë palët në procedurë si gjykatësin, prokurorin, avokatin mbrojtës etj.

Nga 360 seanca të monitoruara, në 297 apo 82% të tyre, qytetarët kanë deklaruar se i kanë kuptuar qartë akuzat kundër të akuzuarve, në 47 apo 13% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk i kanë kuptuar qartë akuzat kundër të akuzuarve, ndërsa në 16 apo 5% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk e dinë a i kanë kuptuar qartë akuzat kundër të akuzuarve.

Nga 360 seanca të monitoruara, në 311 apo 87% të tyre, qytetarët kanë deklaruar se gjykata e ka pyetur të pandehurin nëse ai/ajo i kupton akuzat, në 30 apo 8% të tyre qytetarët kanë deklaruar se gjykata nuk e ka pyetur të pandehurin nëse ai/ajo i kupton akuzat, ndërsa në 19 apo 5% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk e dinë nëse gjykata e ka pyetur të pandehurin nëse ai/ajo i kupton akuzat.

Nga 360 seanca të monitoruara, në 254 apo 71% të tyre, qytetarët kanë deklaruar se gjykata e ka udhëzuar të pandehurin për të drejtat e tij/saj, në 48 apo 13% të tyre qytetarët kanë deklaruar se gjykata e ka udhëzuar pjesërisht të pandehurin për të drejtat e tij/saj, në 32 apo 8% të tyre qytetarët kanë deklaruar se gjykata nuk e ka udhëzuar të pandehurin për të drejtat e tij/saj, ndërsa në 32 apo 8% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk e dinë nëse gjykata e ka udhëzuar të pandehurin për të drejtat e tij/saj.

Nga 360 seanca të monitoruara, në 265 apo 74% të tyre, qytetarët kanë deklaruar se të akuzuarit kanë pasur avokat mbrojtës, ndërsa në 95 apo 26% të tyre qytetarët kanë deklaruar se të akuzuarit nuk kanë pasur avokat mbrojtës.

Nga 360 seanca të monitoruara, në 244 apo 68% të tyre, qytetarët kanë deklaruar se e kanë kuptuar rolin e dëshmitarit në procedura, në 40 apo 11% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk e kanë kuptuar rolin e dëshmitarit në procedura, ndërsa në 76 apo 21% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk e dinë nëse e kanë kuptuar rolin e dëshmitarit në procedura.

Nga 360 seanca të monitoruara, në 330 apo 92% të tyre, qytetarët kanë deklaruar se gjykatësi i ka kryer procedurat në mënyrë të qartë për tu kuptuar, në 9 apo 2% të tyre qytetarët kanë deklaruar se gjykatësi nuk i ka kryer procedurat në mënyrë të qartë për tu kuptuar, ndërsa në 21 apo 6% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk e dinë nëse gjykatësi i ka kryer procedurat në mënyrë të qartë për tu kuptuar.

Nga 360 seanca të monitoruara, në 309 apo 86% të tyre, qytetarët kanë deklaruar se kryetari i trupit gjykues i ka trajtuar në mënyrë të barabartë mbrojtjen dhe prokurorin, në 11 apo 3% të tyre qytetarët kanë deklaruar se kryetari i trupit gjykues nuk i ka trajtuar në mënyrë të barabartë mbrojtjen dhe prokurorin, ndërsa në 40 apo 11% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk e dinë nëse kryetari i trupit gjykues i ka trajtuar në mënyrë të barabartë mbrojtjen dhe prokurorin.

Nga 360 seanca të monitoruara, në 7 apo 2% të tyre, qytetarët kanë deklaruar se gjykatësi është sjellë në mënyrë frikësuese ose mos respektuese në drejtim të ndonjë pale, në 346 apo 96% të tyre qytetarët kanë deklaruar se gjykatësi nuk është sjellë në mënyrë frikësuese ose mos respektuese në drejtim të ndonjë pale, ndërsa në 7 apo 2% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk e dinë nëse gjykatësi është sjellë në mënyrë frikësuese ose mos respektuese në drejtim të ndonjë pale.

Nga 360 seanca të monitoruara, në 177 apo 49% të tyre, qytetarët kanë deklaruar se gjykatësi bëri komente diskriminuese ndaj palëve, në 176 apo 49% të tyre qytetarët kanë deklaruar se gjykatësi nuk bëri komente diskriminuese ndaj palëve, ndërsa në 7 apo 1% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk e dinë nëse gjykatësi bëri komente diskriminuese ndaj palëve.

Nga 360 seanca të monitoruara, në 7 apo 1% të tyre, qytetarët kanë deklaruar se gjykatësi ka dështuar të jetë i vëmendshëm gjatë seancës, në 345 apo 97% të tyre qytetarët kanë deklaruar se gjykatësi nuk ka dështuar të jetë i vëmendshëm gjatë seancës, ndërsa në 8 apo 2% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk e dinë nëse gjykatësi ka dështuar të jetë i vëmendshëm gjatë seancës.

Nga 360 seanca të monitoruara, në 234 apo 65% të tyre, qytetarët kanë deklaruar se performanca e avokatëve mbrojtës ka qenë e përshtatshme, në 49 apo 14% të tyre qytetarët kanë deklaruar se performanca e avokatëve mbrojtës ka qenë e papërshtatshme, në 8 apo 3% të tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk e dinë nëse performanca e avokatëve mbrojtës ka qenë e përshtatshme, ndërsa në 32 apo 8% të rasteve të akuzuarit nuk kanë pasur fare avokat mbrojtës.

Raportin e plotë në tri gjuhë e gjeni në këtë link: http://kli-ks.org/drejtesia-ne-syte-e-qytetareve/

Gjetjet e raportit të IKD-së mund t’i shikoni edhe në videon e përgatitur në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=SlnD_xtyUHA