Llogaridhënia e Gjyqësorit

Përshkrimi

IKD publikon raportin: “Efikasiteti, Llogaridhënia dhe Integriteti i Sistemit Gjyqësor dhe Sistemit Prokurorial: Analizë e zbatimit të obligimeve ligjore nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial”

Prishtinë, 26 dhjetor 2016 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në mbështetje të projektit të Ambasadës Britanike në Kosovë, ka mbajtur të hënën konferencë për media, në të cilën ka prezantuar raportin e monitorimit të Këshillit Gjyqësorit të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për gjashtë mujorin e parë 2016: “Efikasiteti, Llogaridhënia […]

Paligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 13 nëntor 2016 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të dielën, ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën është publikuar analiza e shkurtë me titull “Paligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial”, si rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik të sistemit gjyqësor dhe […]

IKD: Pushteti ekzekutiv me vendimin për shtesa diskriminon gjykatësit dhe prokurorët kosovarë dhe cenon pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Prishtinë, 25 janar 2016 - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim rreth lojërave të pushtetit ekzekutiv me pagesat e bartësve të funksioneve gjyqësore të pushtetit gjyqësor në Republikën e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës më 15 janar 2015 ka aprovuar kërkesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për 74 gjykatësit e Departamenteve të Krimeve të Rënda për vitin 2016, që kap shumën prej 279.720 euro. Përmes këtij vendimi, secili gjykatës i këtij departamenti do të paguhet si kompensim me 300 euro shtesë.

IKD REAGON NDAJ AMNISTISË SË SHKELJEVE TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE PËRMES DISPOZITAVE TË REJA LIGJORE

Prishtinë, 21 gusht 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj amnistisë së gjykatësve dhe prokurorëve, që janë subjekt i procedurave hetimore dhe disiplinore të paraqitura në Zyrën e Prokurorit Disiplinor (ZPD). Kjo amnisti është mundësuar përmes plotësim ndryshimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (LKGJK) dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të […]

IKD REAGON KUNDËR TENDENCAVE PUBLIKE PËR TË NDALUAR, KUFIZUAR, CENSURUAR DHE PENGUAR GAZETARËT DHE SHOQËRINË CIVILE NË MBLEDHJET E KPK

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ashpër ndaj tendencave të hapura të disa anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që të ndalojnë, kufizojnë dhe censurojnë lirinë e shprehjes, lirinë e mediave, shoqërisë civile dhe publikut për tu informuar dhe për të informuar rreth aktiviteteve publike të KPK-së.