Lajme

Këtu publikohen lajmet e ndryshme që ndërlidhen me aktivitetet e IKD-së, duke përfshirë lajmet për publikimet e raporteve / analizave / artikujve / reagimeve të shpejta / raportet tjera. Këtu publikohen edhe lajmet për tryezat / konferencat / ngjarjet e organizuara nga IKD.

Luftimi i korrupsionit në Kosovë, prioritet në letër

LLOJI: ANALIZË DATA E PUBLIKIMIT: DHJETOR, 2015 AUTORËT: EHAT MIFTARAJ DHE BETIM MUSLIU VENDI I PUBLIKIMIT: PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS MBESHTETUR NGA: AMBASADA BRITANIKE NË KOSOVË

Lufta kundër korrupsionit në Kosovë: Dështimet dhe progresi

Prishtinë, 10 dhjetor 2015 - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të enjten, ka mbajtur tryezën me temën “Lufta kundër korrupsionit në Kosovë: Dështimet dhe progresi", në të cilën u publikua edhe raporti i IKD-së “Luftimi i korrupsionit në Kosovë, prioritet në letër" raport vlerësues gjithëpërfshirës mbi efikasitetin e sistemit prokurorial dhe sistemin gjyqësor në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Korrupsioni në Kosovë 6: Raport vlerësues periodik mbi efikasitetin e sistemit prokurorial në zbatimin e planit të veprimit për rastet e korrupsionit

LLOJI: ANALIZË DATA E PUBLIKIMIT: NËNTOR, 2015 AUTORËT: BETIM MUSLIU DHE GENC NIMONI VENDI I PUBLIKIMIT: PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS MBESHTETUR NGA: AMBASADA BRITANIKE NË KOSOVË 

KONKURS

Vende të lira pune: Monitorues/Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi 11/09/2015 KONKURS PËR PUNË Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është duke kërkuar kolegë të motivuar për punë dhe entuziastë për t’iu bashkuar ekipit tonë në këto pozita: 1. MONITORUES/HULUMTUES 2. GAZETAR

REAGIM PUBLIK NDAJ SHPIFJEVE TË GAZETËS “KOSOVA SOT”

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj artikullit të botuar në Gazetën “Kosova Sot”, të datës 31 gusht 2015, në ballinë dhe brendi në faqet 4 dhe 5, me mbi titull “Memorandumi mes KPK-së dhe IKD-së ka ngjallur debat në Prokurorinë e Shtetit” dhe titullin “Dyshohet se memorandumi u bë për të favorizuar […]

IKD REAGON RRETH ZBATIMIT TË DREJTËSISË SELEKTIVE

Prishtinë, 3 shtator 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon fuqishëm për zbatimin e drejtësisë selektive nga institucionet e drejtësisë. IKD përkrah institucionet e drejtësisë në luftimin efikas dhe efektiv ndaj të gjithë shkelësve të ligjit pa dallim, duke aplikuar praktika dhe standarde të larta dhe uniforme siç përcaktohet me Kushtetutë, ligje dhe […]

IKD REAGON NDAJ AMNISTISË SË SHKELJEVE TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE PËRMES DISPOZITAVE TË REJA LIGJORE

Prishtinë, 21 gusht 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj amnistisë së gjykatësve dhe prokurorëve, që janë subjekt i procedurave hetimore dhe disiplinore të paraqitura në Zyrën e Prokurorit Disiplinor (ZPD). Kjo amnisti është mundësuar përmes plotësim ndryshimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (LKGJK) dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të […]

“NË KËRKIM TË RRUGËS PËR LUFTIMIN E KORRUPSIONIT: Në mes dy zjarreve, persekutimit dhe dështimit”

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të martën ka mbajtur konferencë për media në zyrat e saj, ku ka publikuar raportin e radhës të titulluar “Në kërkim të rrugës për luftimin e korrupsionit: Në mes dy zjarreve, persekutimit dhe dështimit”. Ky raport është përpiluar si rezultat i monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm prej hyrjes në fuqi (më 4 nëntor 2013) të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit. Në vazhdim gjeni një përmbledhje ekzekutive të gjetjeve të raportit rreth rezultateve në luftimin e korrupsionit në Kosovë.

IKD REAGON KUNDËR TENDENCAVE PUBLIKE PËR TË NDALUAR, KUFIZUAR, CENSURUAR DHE PENGUAR GAZETARËT DHE SHOQËRINË CIVILE NË MBLEDHJET E KPK

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ashpër ndaj tendencave të hapura të disa anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që të ndalojnë, kufizojnë dhe censurojnë lirinë e shprehjes, lirinë e mediave, shoqërisë civile dhe publikut për tu informuar dhe për të informuar rreth aktiviteteve publike të KPK-së.

​IKD: Nuk ka vullnet për luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë

Prishtinë, 25 qershor 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të enjten, ka mbajtur tryezën “Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit”, e cila ka shërbyer për të diskutuar zbatimin e këtij Plani të Veprimit, prej […]