Antikorrupsioni

Këtu publikohen aktivitetet dhe raportet e ndryshme që ndërlidhen me fushën e luftimit të korrupsionit.

KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS DËSHTON TË NDËSHKOJË PROKURORËT DHE ZYRTARËT QË KANË SHKELUR RREGULLAT E MEKANIZMIT PËRCJELLËS PËR RASTET E KORRUPSIONIT

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim rreth dështimit të vazhdueshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore (PTh) dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për të mbajtur përgjegjës të gjithë shkelësit e ligjit brenda sistemit prokurorial, që kanë dështuar të përmbushin detyrimet ligjore, duke zvarritur zgjidhjen e rasteve të korrupsionit.

IKD: As gjysma e objektivave të Planit të Veprimit kundër korrupsionit nuk përmbushen nga prokurorët

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të premten, ka mbajtur tryezën “Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit”, e cila ka shërbyer për të diskutuar zbatimi i këtij Plani të Veprimit, i cili ka përfunduar me 30 qershor 2014.

Informata rreth projektit të monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të Planit të Veprimit lidhur me rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit

Gjatë kësaj periudhe , Instituti i Kosovës për Drejtësi  (IKD) do të zbatojë projektin e monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të Planit të Veprimit lidhur me rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit. Ky projekt mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë, ndërkaq udhëhiqet nga bashkë-autorët e shumë raporteve analitike, të cilat kanë […]