Antikorrupsioni

Këtu publikohen aktivitetet dhe raportet e ndryshme që ndërlidhen me fushën e luftimit të korrupsionit.

“Luftë për luftën kundër korrupsionit”

Prishtinë, 27 tetor 2016 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Kosovë, ka mbajtur tryezën me titull “Luftë për luftën kundër korrupsionit“, në të cilën u publikua raporti i monitorimit të trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor. Gjatë kësaj tryeze u diskutua për performancën dhe […]

IKD: Pushteti ekzekutiv ndërhyn në mënyrë flagrante në pavarësinë e pushtetit gjyqësor

Prishtinë, 3 shkurt 2016 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim rreth lojërave dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor. Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar “Programin e Reformave në Ekonomi”, e cila ndërlidhet me zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim të miratuar më 22 janar 2016. Lajmi për […]

Luftimi i korrupsionit në Kosovë, prioritet në letër

LLOJI: ANALIZË DATA E PUBLIKIMIT: DHJETOR, 2015 AUTORËT: EHAT MIFTARAJ DHE BETIM MUSLIU VENDI I PUBLIKIMIT: PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS MBESHTETUR NGA: AMBASADA BRITANIKE NË KOSOVË

Lufta kundër korrupsionit në Kosovë: Dështimet dhe progresi

Prishtinë, 10 dhjetor 2015 - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të enjten, ka mbajtur tryezën me temën “Lufta kundër korrupsionit në Kosovë: Dështimet dhe progresi", në të cilën u publikua edhe raporti i IKD-së “Luftimi i korrupsionit në Kosovë, prioritet në letër" raport vlerësues gjithëpërfshirës mbi efikasitetin e sistemit prokurorial dhe sistemin gjyqësor në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Korrupsioni në Kosovë 6: Raport vlerësues periodik mbi efikasitetin e sistemit prokurorial në zbatimin e planit të veprimit për rastet e korrupsionit

LLOJI: ANALIZË DATA E PUBLIKIMIT: NËNTOR, 2015 AUTORËT: BETIM MUSLIU DHE GENC NIMONI VENDI I PUBLIKIMIT: PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS MBESHTETUR NGA: AMBASADA BRITANIKE NË KOSOVË 

“NË KËRKIM TË RRUGËS PËR LUFTIMIN E KORRUPSIONIT: Në mes dy zjarreve, persekutimit dhe dështimit”

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të martën ka mbajtur konferencë për media në zyrat e saj, ku ka publikuar raportin e radhës të titulluar “Në kërkim të rrugës për luftimin e korrupsionit: Në mes dy zjarreve, persekutimit dhe dështimit”. Ky raport është përpiluar si rezultat i monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm prej hyrjes në fuqi (më 4 nëntor 2013) të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit. Në vazhdim gjeni një përmbledhje ekzekutive të gjetjeve të raportit rreth rezultateve në luftimin e korrupsionit në Kosovë.

​IKD: Nuk ka vullnet për luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë

Prishtinë, 25 qershor 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të enjten, ka mbajtur tryezën “Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit”, e cila ka shërbyer për të diskutuar zbatimin e këtij Plani të Veprimit, prej […]

IKD: Prokuroritë nuk i kanë përmbushur obligimet e Planit të Veprimit, shqetësuese parashkrimi i rasteve të korrupsionit

Prishtinë, 08 prill 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të mërkurën, ka mbajtur tryezën “Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit”, e cila ka shërbyer për të diskutuar zbatimin e këtij Plani të Veprimit, prej […]

IKD: Luftimi i korrupsionit nuk po trajtohet si prioritet nga sistemi i drejtësisë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të premten, ka mbajtur tryezën “Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit”, e cila ka shërbyer për të diskutuar zbatimin e këtij Plani të Veprimit, prej hyrjes në fuqi më 4 nëntor 2013 deri më 30 shtator 2014.

PREJ 4 NËNTORIT 2013 DERI MË 30 SHTATOR 2014 PROKURORËT ZGJIDHIN 396 RASTE ME 974 PERSONA PËR KORRUPSION

Prishtinë, 24 nëntor 2014 – Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit, pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurorja Laura Pula, përmes kësaj komunikate njofton opinionin lidhur me aktivitetet dhe mbikëqyrjen e zbatimit të Planit të veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit dhe për të arriturat në këtë drejtim. Që nga fillimi i […]